• |
ide | kryesore

Shehaj: Mjafton fakti që Rama tentoi eliminimin e opozitës, që të dorëhiqet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Pas seancës kaotike në Kuvend, deputeti Agron Shehaj zbuloi thelbin e kërkesave të opozitës sa i përket skandalit Rama-McGonigal.

Sipas Shehajt, mjafton fakti që një kryeministër ka tentuar të eliminojë opozitën, që të japë dorëheqjen. Kjo është edhe arsyeja pse, sipas deputetit, opozita kërkon debat në Kuvend dhe kërkon komision hetimor për çështjen.

“Mjafton fakti që kryeministri tenton të asgjesojë dhe të eleminojë opozitën, në çdo vend normal ky kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Të tentosh të eleminosh opozitën do të thotë të eleminosh demokracinë e një vendi. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë debatin në Kuvend, kërkojmë komisionin hetimor dhe do protestojmë në datën 11 shkurt”, tha Shehaj në rubrikën Opinion në News 24.

Agron Shehaj i referohet padisë kundrejt ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, ku thuhet se personat pranë kryeministrit kanë dëshmuar në një hetim penal kundër një lobisti amerikan që punonte për një parti politike shqiptare që nuk drejtohej nga Edi Rama.

Lexo më tej: Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Mospranimi i Edi Ramës në interpelancën e thirrur dhe delegimi i ministres së shtetit Elisa Spiropali, sipas Shehajt është shenjë se kreu i qeverisë po fshihet dhe se është i zhytur në aferë.

“Kjo është një çështje shumë e rëndë, dhe për ne ka rëndësi të zbatohet ligji dhe rregullorja e Kuvendit. Kryeministri nuk mund të fshihet. Mospjesëmarrja e tij është e qëllimtë.

Ky është tregues se Rama nuk ka çfarë të thotë dhe se është i zhytur në aferë. Janë fakte në aktakuzë.” – u shpreh Agron Shehaj.

©Lapsi.al 

Lexo më tej: Rama struk kokën nën fustanet e Linditës dhe Elisës 



21 Comments

  1. Nuk jane mesuar me opozite Pashallaret Mavi. Duan tu qelbet bytha ne karrigen e pushtetit. Primitivizem politik.

      1. Mafjozi i koll senterave, bukshkali i Bashes, skllavi i Berishes me nivel politik infantil kerkon protogonizem. Mjere opozita.

  2. Per te kuptuar dhe njohur se kush jane ortaket e Dorian Duçkes, e ke shume kollaj. Duhet te pyesesh kunaten tende, zonjen Vjollca Hoxha (gruaja e baxhanakut rahmet paste qe ti nuk e njihje).

    Pyete zonjen Vjollca, ku shkoi Dorian Duçka pasi ajo i trokiti per ndihme me rekomandimin e familjes tende.

    Ne cilin shtet partner dhe aleat ai nderhyri dhe i siguroi vizen zonjes Hoxha.

    Kur te ta thote kunata shtetin, aty qendro. Merr fryme thelle se aty i kane rrenjet dhe ortaket e Dorianit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *