• |
ide | kryesore

Video/ Mavropanos e Muller e katranosin në Gjermani: autogoli nga mesi i fushës çmend tifozët

-Instant, Sport, Video
Mavropanos



Të fusësh topin në portën tënde është diçka shumë e pakëndshme. Por të shënosh një autogol pothuajse nga mesfusha, duke kërkuar një pasim te portieri që nuk është mes shtyllave është diçka vërtet e sikletshme. Episodi ka ndodhur në Gjermani, në ndeshjen e 1/8 për DFB Pokal ndërmjet Paderborn dhe Stuttgart. Protagonistë, për fatin e tyre të keq, mbrojtësi grek Mavropanos dhe portieri Muller.

Vetëm 4 minuta nga fillimi i ndeshjes mbrojtësi i Stuttgart, Mavropanos, mori një rivënie anësore nga shoku i skuadrës afër mesfushës. Duke parë një kundërshtar që nxitoi ta arrinte, greku e pa të arsyeshme të hiqte topin. Pa hedhur shikimin nga portieri ai ktheu topin me një pasim të saktë drejt portës. Sa keq që Muller nuk ishte pikërisht në portë në atë moment…

Portieri i Stuttgart kishte lëvizur drejt vijës anësore për t’i dhënë një pasim më të lehtë shokut të skuadrës. Mavropanos megjithatë pasoi topin pa e kontrolluar pozicionin e tij. E kështu lindi katastrofa, me topin që shkoi të futej në mënyrë të përsosur në qendër të portës, duke e bërë të kotë tentativën e vrapimit të Muller. Tifozët vendas u entuziazmuan për dhuratën e papritur, edhe pse miqtë e përmbysën pastaj rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes 1-2. Një kualifikim për kënaqësinë e Mavropanos dhe Muller, të cilët e katranosën keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *