• |
ide | kryesore

Will Smith dhe Martin Lawrence konfirmojnë ‘Bad Boys 4’

Paparazzi, Slider



Will Smith dhe Martin Lawrence kanë konfirmuar së fundmi “Bad Boys 4”. Përmes llogarive të tyre përkatëse në Instagram ata postuan të njëjtën video që secili prej tyre e titulloi, “It’s About That Time!”

Klipi filloi me Smith duke regjistruar veten teksa po shkonte me makinë në shtëpinë e Lawrence, duke u thënë shikuesve se ai do të jepte një “ndihmë” se cili ishte lajmi i tij i madh – përpara se të vendoste kolonën zanore të filmit “Shake Ya Tailfeather” nga Nelly, Diddy dhe Murphy. Pasi arriti në shtëpinë e tij ai pyet Lawrence,” It’s about that time?”Aktorët shihen duke  brohoritur dhe përqafuar,  dhe Smith që kthen  kamerën nga të dy dhe konfirmon;”Është zyrtare. Bad Boys For Life”.

Lajmi për filmin e katërt vjen pasi Smith u bë kryelajm për incidentin me komedianin Chris Rock në Oscar Awards 2022. Pas ngjarjes u raportua se vazhdimi i filmit do të  anulohej , por shefi i Sony Pictures, Tom Rothman i kundërshtoi aludimet.

“Ajo që  ndodhi ishte një  ngjarje e pakëndshme dhe nuk mendoj se më takon mua të flasë për këtë. Ajo cfarë mund të them është se e njoh Will për shumë vite dhe e di se është një person i mirë. Ky ishte një shembull i një personi shumë të mirë që ka kaluar një moment shumë të keq, përballë botës. Unë besoj se falja dhe keqardhja e tij janë të vërteta. Besoj në falje dhe shpengim.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *