• |
ide | kryesore

Zbulohen prezantuesit e “Grammy Awards 2023”

Paparazzi, Slider



“Grammy Awards 2023″njoftoi të mërkurën formacionin e të famshëmve që do të prezantojnë gjatë shfaqjes së çmimeve.

Prezantuesit e mëparshëm të Grammy-t, James Corden dhe Billy Crystal janë planifikuar të shpërndajnë disa çmime në ceremoni dhe Zonja e Parë Jill Biden gjithashtu do të shfaqet. Cardi B, Viola Davis, Shania Twain, Olivia Rodrigo dhe ylli i “Black Adam” Dwayne “The Rock” Johnson u zbuluan se do të prezantojnë. Davis gjithashtu ka shansin të bëhet fituese e EGOT-it nëse fiton çmimin për Audiobook.

Javën e kaluar, disa artistë duke përfshirë; Bad Bunny, Mary J. Blige, Brandi Carlile, Luke Combs, Steve Lacy, Lizzo, Kim Petras dhe Sam Smith u shpallën si interpretues.Ish anëtari  i One Direction, Harry Styles, iu bashkua listës të dielën.

Grammy do të drejtohet nga komediani Trevor Noah dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:00. nga Crypto.com Arena në Los Angeles. “Unë nuk mendoj se është normale ta organizosh atë një herë, kështu që nuk kam një kornizë të mirë referimi për këtë,” tha ai në një njoftim përmes Billboard. “Është emocionuese. Unë jam një fans i pothuajse të gjithë njerëzve që janë atje.” Kjo do të shënojë herën e parë që Noah pret në Los Angeles; dy shfaqjet e mëparshme, Grammy, që ai prezantoi u mbajtën në New York City dhe Las Vegas./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *