• |
ide | kryesore

Berisha: Hetim i dytë për çështjen McGonigal nga SHBA, bømbë për Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me shpjegimet që bëri mbrëmjen e të enjtes në lidhje me skandalin e ish zyrtarit të FBI, McGonigal, ka mashtruar shqiptarët “nga bunkeri”.

Lexo më tej: Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës 

Ndërsa tha se i ka rënë “si bombë” lajmi se tani është edhe Kongresi i SHBA, që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën McGonigal.

“Tek përpiqej me daljet e tij nga bunkeri në televizion për të mashtruar shqiptarët në mënyrën më të paskrupullt se Edi Rama nuk është në hetim për aferën “Gonigal” e cila përbën jashtë cdo dyshimi krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane,

Tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si një bombë njoftimi i dytë se filluar një hetim i dytë për Edi Ramën krahas prokurorit të SHBA.

Tashmë është Kongresi i SHBA, që është përqendruar në një hetim të plotë në aferën Gonigal, në letrën që kongresmenët që kyresojnë komitetin e hetimit të problematikës në fjalë, njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë cdo regjistrim personal të McGonigal, përfshi por jo vetëm, çështjet e tij të historisë së punës, vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me këto.

Cdo dokumenti ku email e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me cdo ligj për punët e tyre private në email zyrtar të FBI të McGonigal.

Të gjitha dokumentet, e komunikimet të lidhura me procesin e FBI, për vlerësimin dhe që i përgjigjen hetimit. Cdo dokument pra. Dosja Gonigal ka dy, njëra është dosja nju jorkeze e tjetra është dosja shqiptare.” – u shpreh Berisha.



22 Comments

    1. Me duket naive te besosh SE rama do dorhiqet me protesta…!?KY psikopat ka men kontrolli shtetin ,patronazhist etc e bojn Punen e vet,miq dhe shok gjithandej ne premdimi,KY I FBI eshte Maja e ajsbergut te tille ka ne Europe ,Rasti I fundit me Presid,te Kroacise u thuhet SE ka mik dhe kshilltar ,e qe ky I fundit mohoj shtetin e Kosoves.Une mendoj eshte SI project nga euro-amerika qe Shqiperia te jete e tille ,pra e varfer pa ushtri dhe mos bej kecnim per fqinjet te kan Marr gjysmen e teritorit arbor.

    2. Sa her e ka heq ramen nga kryemister ky.
      Dhe keni per ta pare. Qe do ta rrezoj edhe shume her te tjera.

    3. Çështja e revolucionit nuk është një aspiratë por një problem i shtruar për zgjidhje.
      Rroftë populli shqiptar me. PD-çkën në krye!
      Parti Sali me ty gjithnji
      Parti Sali me ty gjithnji
      Parti Sali me ty gjithnji
      Urrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaas

  1. Pordhet e tua. Ke shume deshir. Qe populli ti mare si bomba.
    Ke mbaru o plak. Ke pjerdh me pak fjal.
    Po c faj kan demokratet qe mbajn shpres te ty.

  2. ”’ ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën krahas prokurorit të SHBA. ”

    Kush e lexoi letren e 2 kongresmeneve republikane ketu tek ky portal mund ta verifikoje shume lehte qe aty nuk flitej as per shqiperine dhe as per Ramen.

    Vetem Berishes i duket cdo gje ‘ hetim per Ramen’ .

  3. Eh more Sali Sali. Kur NYT shkruante per djalin tend, ishte thjesht leter higjenike. Kur NYT shkruan per Ramen, eshte akuze e rend. Ndaje mendjen Sali, se po perdore NYT per Ramen, duhet te pranosh te verteta edhe ato qe ka then per Xenin, dhe i bie qe Xeni te kalbet ne burg per vitet qe i kan ngel. Hengshi kokat e njeri tjetrit se shqiptaret e ndershem nuk duan me asnje nga trekendeshi i bermudeve. Copa mutrash te gjith ju ropqira qe jeni ber totalisht karagjoza ne syt e shqiptareve, therresin me te madhe hajdutat, kapeni hajdutin.

  4. Dolen hjenat patronazhist _spiun the mbrojne kanibalin egjat qe paguan spiunet e brendshem dhe the jashtem me part e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *