• |
ide | kryesore

Celibashi jep detaje për fletën e votimit në 14 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Celibashi



Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se fleta e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit, do të jetë më e thjeshtë se zgjedhjet e vitit 2019. I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shpreh se në ato zgjedhje pati paqartësi për fletën e votimit dhe kjo sipas tij, edhe për shkak se KQZ e nisi vonë fushatën informuese për qytetarët.

“Fleta e votimit këtë herë do të jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit vendore. Duhet ta pranojmë që për shkak të debatit që u bë për fletën e votimit, ne si KQZ e nisëm pak vonë fushatën për mënyrën si votohej. Mesa duket, nuk adaptuam modelin e duhur të fletës së votimit, se nuk ka si shpjegohet ndryshe numri aq i lartë i fletëve të pavlefshme,” – theksoi ai.

Celibashi tha se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa.

“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100 € në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë,” – u shpreh Celibashi.

Kryekomisioneri tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *