• |
ide | kryesore

Hidhet shorti, zgjidhet gjyqtarja që do shqyrtojë ‘vulën’ e PD-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot është hedhur shorti për gjyqin e vulës së PD-së, çështja e cila prej shumë muajsh mban në një konflikt ligjor partinë më të madhe opozitare në vend. Çështja e vulës së Partisë Demokratike do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali. Ndërkohë, anëtare do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Por ndërsa ky konflikt ligjor duket i thjeshtë, në fakt po e mban PD-në në një ngërç në regjistrimin për zgjedhjet vendore të 14 majit. Më herët vetë kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri thirrje që të sqarohet kjo çështje pasi PD rrezikon regjistrimin në zgjedhje. Palët në PD janë ndarë që pas Kongresit të 11 dhjetorit të vitit 2021, ku Berisha mori kontrollin e partisë. Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës. Të dy palët pretendojnë se kanë të drejtën për të mbajtur simbolet e partisë.



6 Comments

  1. Gjykates qe duhet te mos i zere gjumi naten , nese japin nje vendim kunder nje populli te tere demokrat.

    Ky rast do tregoje sa drejtesia e re eshte e pavarur.

    Demokrateve te vertete u lind e drejta te ngrihen ne revolucion kunder kesaj bande ne pushtet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *