• |
ide | kryesore

Keanu Reeves merr urdhër mbrojtje ndaj fansit

Paparazzi, Slider



Keanu Reeves i është dhënë një urdhër ndalimi i përkohshëm ndaj një burri që pretendon se është një familjar i aktorit.

Matthew Rosengart, dorëzoi dokumentet në një gjykatë në Los Anxhelos për të kërkuar mbrojtje për Reeves dhe partneren e tij, Alexandra Grant, kundër një njeriu që ata pretendojnë se “i ka ngacmuar ata për muaj të tërë”. Bryan Keith Dixon, 38-vjeçari në fjalë, thuhet se ka shkelur pronën e aktorit prej 5.6 milionë dollarësh në Hollywood Hills gjashtë herë midis 5 nëntorit dhe 20 janarit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Dixon u përpoq të kishte kontakt me Keanu çdo herë. Ai gjithashtu ka shpërndarë disa postime në mediat sociale në të cilat pretendon se është i afërm. Në postimet e tij të çuditshme në mediat sociale, Dixon e quajti veten “Jasper Keith Reeves” dhe tha se dëshiron t’i caktojë “të drejtat e tij personale” aktorit.

Nuk është hera e parë që Reeves merr një urdhër ndalimi nga një përndjekës i dyshuar. Në vitin 2014, një grua Kerry Colen Raus, u urdhërua të qëndronte larg tij pasi ajo u gjet në shtëpinë e Reeves ku notoi në pishinë. Në dosjet thuhet se Raus ishte vendosur në një institucion psikiatrik./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/06/keanu-reeves-reagon-ndaj-komentit-te-matthew-perry/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *