• |
ide | kryesore

Arrestohet Alda Klosi, pastruesja i vodhi 120 mijë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Alda



Ish-drejtoresha e koncesioneve Alda Klosi, në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas një dëshmie të gjatë të dhënë në polici të ish-pastrueses së saj Rozeta Dobi. Raportohet se Dobi është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

“Pashë shumë para. Kam pastruar 8 shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti” – citohet të ketë rrëfyer pastruesja Rozeta Dobi sipas asaj që raporton TCH.  Pastruesja akuzohet për vjedhjen e të paktën 120 mijë eurove. Burimet thanë se ish-zyrtarja akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave dhe pastrim parash.

Ishte vetë Dobi që nisi historinë e këtij skandali me denoncimin që bëri në polici për vjedhjen e banesës së saj të marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor. Ajo deklaroi se i ishin grabitur 120 mijë euro dhe sende me vlerë.

E dyshuara kryesore për këtë ngjarje ishte pastruesja e saj Rozeta Dobi e cila u vu në pranga pas vetëm 3 javësh së bashku me djalin e saj Havier Dobin. Nga përgjimi i dialogut mes nënë e bir në dhomën e ndalimit policia zbuloi edhe 400 mijë euro të tjera në tubin e aspiratorit të banesës së tyre.

Para uniformave blu Rozeta Dobi ka dëshmuar më herët se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ende enigmë ka mbetur burimi i këtyre shumave të mëdha të parave. Edhe për shumën e 400 mijë eurove nuk ka ende një pronar. ©LAPSI.al



24 Comments

  1. Per te terhequre pake vemendjen nga skandali i charlit….
    Kurva e gjate urdheroi burgosjen e gojores dashnores se benko jevgut te peshtire.
    Ato 600 mije ishin vetem leke xhepi te njerat nga kurvat e haremit pervers te ramegonorrese.
    Skeni pare gje akoma plehre milet voteshites.

    1. Sa skandale do nxirren për ministra, ish-ministra dhe deputetë të maxhorancës këto ditë. Do kënaqet mileti. Kur të çahet anija, do fillosh të hedhësh gjërat e tua në det për të shpëtuar vetë. Kështu që do lëshohen ca nga këta ne grykën e zjarrit tani, vetëm që të harrohet Çarli. Duhet larguar rrezja e bombës nga qendra.

      Po e deshi puna, kanë për të nxjerrë edhe ndonjë ministër me barrë. Burrë, se grua s’bën efekt. Një të thirrur Vilmën aty për analiza dhe del rezultati direkt.

      Mirëpo është pak e vështirë puna këtë radhe. Se ja e mbyt këtu, por është e hapur dhe andej kjo punë. Dje shkrimin e ‘New York Times’ e kishin shkruar 5 gazetare, nga të cilët 2 janë Pulitzer. Adam Goldmani me Wishbaumin. Artileria e rëndë nuk investohet në ngjarje pa rëndësi të madhe.

      Ndërkohë prokurorja e çështjes i ka kërkuar gjykatës më shumë kohë duke deklaruar se dosja është shumë voluminoze. Ec e merre vesh se çfarë ka aty brenda.

      Ere Çarli ç’na bëre, që u bëfsh lëmsh. Na hape punë,” shkruan ai.

  2. Jam socialist. Por keta lloj pocaqish qe kan vjedh dhe tallen me leket e pooullit. I dua ne litar. Nuk eshte e drejt, qe nje njeri qe vjedh buk nga uria. Te bej burg. Dhe dikush qe ka pozit, e vjedh miliona. Te denohet njelloj me fukarain.
    Me ne fund po shohim pak drejtesi. Pak po si fillim nuk eshte keq.

  3. Sa te ceket qe jeni o njerez. Nga pikpamja ligjore kjo Alda nuk ka bere asnje krim.
    I gjithe arestimi eshte thjesht nje fllucke sapuni.
    Nese ka bythe Spaku ta hetoje per korrupsion, jo per pastrim parashe.

    1. Fillohet me pastrim parash , dhe nese prokurori eshte aq i zoti qe te vertetoje qe keto para vinin nga korrupsioni , atehere ngrihet akuza per korrupsion. Dhe nese vertetohet qe ka korrupsion do kete te tjere me hekura ne duar. Do pyetet kjo qorrja se kush kompani ‘ rindertimi’ ja dha .
      Akuza ngrihet me faktet qe ke ( ne ato momente) , jo me deshiren dhe idene se ku do te arrish.
      Gjate hetimit mund te ngrihen akuza te tjera . Nese perfundon hetimi atehere mblidhen te tera akuzat dhe shkohet ne gjyq.

      1. Nuk denohet dot njeri vetem se posedon nje shume parashe te pa justifikuara. Sepse del Alda dhe thote qe parate i gjeta ne rruge. Barra e proves i takon prokurorise.
        Le te mos flasim pastaj per faktin qe pastrimi i parave eshte gje tjeter komplet dhe nuk ka fare lidhje me rastin konkret.

        1. E imagjinoni sa vjedhin ministratat dhe KM

          Shkoni kontrolloni dhe shtepine e Kim ju te FBI do gjeni thesar dollaresh

        2. Nuk del dot Aida te thote qe parate i gjeti ne rruge. S’i qeka ky muhabet, qe ti thua paragjykates cfaredolloj budalliku qe te vjen ne mendje per te justifikuar nje krim dhe do te te merret parasysh?!

          S’ka ca te provoje gjykata! Duhet te provoje Aida qe i ka te justifikuara ato para. Gjykata ka preshin ne duart e Aides.

          1. Hahahaha, me zhgenjeve o Jorgo. Ti gjasme i di mire si funksionojne keto pune, apo kesaj radhe je hedh ne sulm kundra Aldes me urdher te KM tend te dashur?!!
            I vetmi ligj qe e kap Alden eshte “Ligji Anti Mafia” dhe i vetmi denim qe mund te mari Alda sipas tij eshte konfiskimi i pasurise, pra konfiskimi i € qe jane gjetur ne tubin e aspirimit.
            Cdo gje tjeter eshte tallje trapi me Popullin. Njesoj sic ndoshi me Begetin apo me palltin e Bashes ne Vlore.

          2. Palikaris qenke toc fare, Klosi ka bere per tre vjet aq euro sa ti si ke pare ne enderr dhe vazhdon ti mbrosh ti qofsh.

          3. Pse e keni logjiken kaq te qire?!

            Ti po thoshje:

            “Nuk denohet dot njeri vetem se posedon nje shume parashe te pa justifikuara. Sepse del Alda dhe thote qe parate i gjeta ne rruge. Barra e proves i takon prokurorise.”

            Dhe une t’u pergjigja:

            “Nuk del dot Aida te thote qe parate i gjeti ne rruge. S’i qeka ky muhabet, qe ti thua paragjykates cfaredolloj budalliku qe te vjen ne mendje per te justifikuar nje krim dhe do te te merret parasysh?!”

            Kaq.

            Gjerat e tjera qe shkruan jane muhabet tjeter.

          4. Posedimi i nje shume parash, sado e madhe qofte ajo, nuk perben krim.
            Me llogjiken qe po perdor ti te gjitha gocat qe shkojne ne Dubai per pota party, apo te gjithe Shqiptaret qe shkojne ne menyre ilegale dhe punojn ne ndertim neper Europe duhet ti fusim ne burg se nuk justifikojne dot pasurine.

  4. Arqen arixhiu po qi jorgon.
    Gjygjtaret po bejne sparkaten te tubi. Prokuroret jane me yll ne balle fshatare me rronje e dhemballe.
    Akademiket, bythqira me grada shkencore. Qenefistan hallall.

  5. Keto jane lojra per te fituar pak kohe sa te dalin te dhena te tjera nga hetimi ne Amerike. Alda eshte bishti i kavallit, mendo sa ka vjedhur vete tigri dhe ato me prane tij. Nese arrestimet nuk arrujne aty lart atehere prokurori me mire te hape doreheqjen. Se kaq e bente edhe “drejtesia” e vjeter, ca na cabe kot bythen 8 vjet reforna, reforma

  6. Edhe kjo do ja hedhe me 1 vit burg e 3 muaj pune ne komunitet. Ketu do jemi.

    Por sic eshte thene edhe ketu neper komente, duket sikur po hiqet vemendja nga skandali i madh! Pasi kete sekt e kap me presh ne bythe kur te duash. Mjafton qe 2-3 prokurore te paster (po te kene ngelur ne kete xhungel), te hetojne kullat e ngritura ne Tiranastan.

    Edhe breshken po te pyesesh, do thone qe Tiranastani qelbet nga era para e piset.

  7. Jo mor jo, kjo do dali plotesisht e pa fajshme, biles do mari dhe demshperblim nga shteti, per ndalim te pa drejte!
    A te kujtohet cfar ndodhi me guvernatorin e Bankes?

  8. Pastruesja te shpallet Robin Hood se ja ka marre hajdutes se administrates eurot qe kjo i ka vjedhur popullit dhe biznesit

    Imagjino sa kane ministrat qe jane nderruar disa here apo Kryeministri.

    Me eurot e dollaret e tyre mbyllet deficiti i buxhetit dhe ulet inflacioni.

    1. Ore dhe Spaku ka ra në hall.Mendoni një pastruse kaq lekë po gjithë ata zyrtare të lartë e të poshtëm sa kanë vjedhur. Është një armatë e tërë.Duhen me qindra hetime e gjykime .Si mund të arrihet kjo?E pa mundur nga ana kohore e njerzore.Duhet një ligj i veçantë për të ndjekur paranë e kontrolle të befasishme për t’ja marrë kriminelave dhe korruptuarve.E bën PS?Jo.Prandaj duhet ndryshim politik.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Arrihet me një ligj të jashtëzakonshëm për konfiskim pasurie të përfituar në mënyrë të paligjshme, njëlloj siç patë bërë enveri në 1945, por enveri e bëri për të grabitur pronën privatetë tregtarëve të ndershëm, ndërsa sot për konfiskimin e vjedhjeve të rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *