Deputetët e opozitës depozitojnë për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mocion me debat për çështjen Rama – McGonigal.
Dokumenti është firmosur nga 19 deputetë dhe kërkesa është që mocioni të mos ketë limit kohor.
“Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe, bazuar në Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh kërkon:
1. Zhvillimin e një Mocioni me Debat për çështjen “Rama – McGoginal”.
2. Kërkojmë që mocioni të mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet”, thuhet në kërkesë.
Lexo më tej: New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!


