• |
ide | kryesore

Rama ka shumë “miq” si McGonigal

-Instant, 2, Arkiva
mcgonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundimin se të gjithë njerëzit apo gjithë shoqëritë janë njësoj. Brenda atyre limiteve njeriu nga njeriu e shoqëria prej shoqërisë dallon, nga mënyra se si sillen. Përshembull, amerikanët me të dalë indikacionet e korruptimit të një zyrtari të tyre të lartë, ish-shef i kundërzbulimit në FBI, ata filluan të marrin masa institucionale. Hetime të thelluara jo vetëm mbi ato fakte e ngjarje mbi Charles McGonigal-in që tashmë janë publikuar, por edhe mbi gjithë aktivitetin e tij në të shkuarën. Shteti, me të drejtë, dyshon se mund të ketë edhe raste të panjohura ende të abuzimeve me pushtetin që ka patur ish zyrtari i lartë i FBI-së.


Ndërsa në anën tjetër, shoqëria shqiptare dallohet prej asaj amerikane. Tek ne një zyrtar edhe më i lartë, vetë kryeministri i vendit, del se ka patur marrëdhënie personale me MacGonigal-in, ku dyshohet se kanë trajtuar çështje koncesionesh për nxjerrjen e naftës në Shqipëri, por edhe çështjen e “heqjes qafe” të opozitës me metoda “ligjore”. A kujdesen institucionet tona të nisin hetime ndaj kryeministrit shqiptar, të paktën për gjërat që tashmë dihen? Do të kishte qenë në nderin e institucioneve shqiptare të reformuara me ndihmën e SHBA, që ato të vepronin me të njëjtin zell e guxim qytetar si vetë institucionet e SHBA. Modelin ja ku e kanë, atje nuk hetohet vetëm shefi i kundërzbulimit, por edhe presidenti e ish-presidenti.


Përfshirja e Ramës në aferën MacGonigal ngre dy shqetësime madhore:

E para – si trajtohen pasuritë e shqiptarëve. Si po jepen me koncesion mineralet, nafta, nëntoka, bregdeti, burimet ujore, rrugët, portet, aeroportet? A janë këto muhabete që zgjidhen kulisave, ku shefi ynë suprem shtrëngon duart me MacGonigalët e botës që punojnë për Deripaska-t e botës? Mjerë ne po të ishte kështu. E pra, ja ku janë modelet evropiane, duke filluar nga Norvegjia që ka numër banorësh jo fort të ndryshëm nga ne. Atje, kur diskutohen politikat e pasurive ekonomike të përbashkëta (nafta, peshkimi), mbretëron transparenca dhe vendimi merret për interesin e publikut. Lum ata që publikja e fortë i ka pasuruar. Mjerë ne që privatja e fshehur në prapaskena, na ka varfëruar.

LEXO EDHE: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

E dyta – çfarë i ka bërë Edi Rama shpresës tonë për demokraci? Nëse ai e ka shfrytëzuar pozitën e një amerikani të korruptuar për të nisur hetime që damkosin opozitën, kjo lë të kuptohet shumë. Kjo nuk mund të jetë rast i vetëm. Vetë Rama e thotë se ka shumë “miq si MacGonigal-i”. A është e arsyeshme të mendohet se edhe atyre Rama mund t’u ketë kërkuar favore të ngjashme? Të tipit: vëre filan kritikun tim në listën e “antiamerikanëve”. Apo të tipit: hetoje filanin jo pse ka ndonjë arsye, por thjesht sa për t’ia nxjerrë namin e keq se është nën hetime. Natyrisht që është e arsyeshme të dyshohet te Rama, i cili duket se po vazhdon praktikën e njëjtë me diktaturën: eleminimi i kritikëve dhe i rivalëve, ama këtë gjë më nuk e bën përmes organeve shqiptare të inteligjencës, por përmes të korruptuarve në shërbimet e vendeve të tjera.

LEXO EDHE: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Një teoricien i shahut, Tartakoveri i shquar për aforizmat e tij paradoksale, thoshte: “Gjithmonë është më mirë të sakrifikosh gurët (e shahut) të tjetrit”. Kështu edhe Rama, po bëhet autokrat e shkatërrues i opozitave, jo duke sakrifikuar veglat e veta, por me veglat e vendeve të tjera. Si ia del? Jo se është shumë i mençur. Thjesht shfrytëzon dy gjëra: së pari gjen më të korruptuarit ndër ta, së dyti ka sigurinë se këtu tek ne korrupsioni nuk dënohet.

Pastaj pyesin, pse largohen shqiptarët masivisht nga Shqipëria…

Megjithatë, zullumi këputet për së trashi. Teksa me veprimet e tij qysh prej fillimit Rama është përpjekur të mbjellë vetëm cinizëm, mosbesim te njëri-tjetri, përbaltje të çdo kundërshtari – tani mbase ka ardhur koha që gjërat të ndryshojnë. E kjo nuk do të ndodhë duke pritur të shfaqen mes nesh engjëj, por duke vendosur së pari ta largojmë Ramën, atë që me çdo mjet e çdo pushtet vazhdon të na polarizojë, të na përçajë, që të na sundojë.


6 Comments

  1. Pajtohem plotesisht me konstatimin tuaj z,zaimi por eshte shqetesuese SE KY kryministri Jo nuk merry pergjegjsi por kritikojn opoziten ,I fyn ne forma te ndryshe per ti treguar popllit shqipetar seune jom nje dhe ska tjeter…!Kjo sjellje e tij tregojn edhe diq tjeter …SE ka te tille SI mekgonigel edhe te tjer ne shtet te ndryshe europjane dhe shba.Dhe Kur shikon mediat ne shqiperi …!te shkon mendja KY njeri(rama) Jo qe ka te keqe por eshte per tu Marr SI shembull I mire nga shtetet e ballkanit e ma gjer.!?

  2. Per sa kohe qe shqiptaret ta shohin politiken si tifozllik dhe jo si interes personal, Rama dhe ramet e there do bejne qejf. Nuk eshte rastesi qe kjo toke pjell vetem dikratore, vrases, te korruptuar e kriminele. Ne jemi popull i lashte (ndoshta dhe pak i leshte) dhe aty kemi mbetur. Nuk duam as shtet e as ligje, por vetem te jetojme keshtu ne kaos e anarki. Nuk jemi te afte e as duam te bejme shtet, prandaj do kemi gjithmone ndonje Rame, Sali, Enver apo Leke mbi koke

  3. Eahte thene ketu e 7 vjet me pare qe Reformen ne Drejtesi Rama e ka stisur me ca te blere , qe te mos kete gjykata e prokurori , dhe ato qe do te mbeten te kontrolloheshin nga ai!
    Te gjithe mediat dhe opinioni nuk e moren parasysh, perkundrazi si cakej iu versulen gjyqesorit( jo se nuk kishte gjynahe , por nuk krahasiheshin me politiken)
    Erdhen vezhguesit nderkombetare.
    E dini kush ishin?
    Po ju kujtoj nje:
    Harvatin, kroat , ish kryetari i Gjykates se Larte, mik i vllahutinit , pasi nuk u nominua per te perseritur mandatin nga Presidentja kroate u soll ne shqiperi me nje procedure te fshehte.
    Arsyeja pse nuk u nominua ishte sepse ishte i korruptuar me ceshtjen “MITO” , ishte provuar qe kishte marre 60 000 € ne kembim te lirimit te nje krimineli lufte.
    Nuk u ndoq penalish sepse kishte imunitet si kryetar i gjykates se larte, por kater personat e tjere te kesaj ceshtje u denuan me burg nga 3 deri ne 6 vjet.
    Ka dhe me shume per te…
    Ky eshte nje rast,
    Mos flini gazetare po hetoni qe te nderoni profesionin , ose shituni si shumica qe shohim ekraneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.