• |
ide | kryesore

SHBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse dimri

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet
SHBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse dimri



Një stuhi e acartë ka lënë të paktën tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu stuhia ka lënë mbi 500,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi.

Fatkeqësia natyrore ka detyruar linjat ajrore amerikane të anulojnë mijëra fluturime, me mbi 700 anulime vetëm të enjten. Më së shumti janë prekur aeroportet në Dallas dhe Austin. Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave. Disa prej të cilave kanë qenë fatale.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi rrugor mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi dhe se dëmtimi i pemëve dhe ndërprerjet e mëtejshme të energjisë janë të mundshme përpara se akulli të fillojë të shkrihet.Një stuhi dimri pritet të godasë edhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, stuhia e ftohtë mund të shkaktojë ngrirje në vetëm dhjetë minuta. Banorët nga Pensilvania në Maine janë këshilluar të kufizojnë kohën e tyre jashtë shtëpive, nga e premtja deri të shtunën.Bostoni është nën një emergjencë të të ftohtit dhe banorëve u është kërkuar të marrin masa paraprake. Qytetet e mëdha si qyteti i Nju Jorkut pritet të përjetojnë temperatura të ulëta deri të shtunën, por parashikohet të rimëkëmben deri në fundjavë./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *