• |
ide | kryesore

Tregtonte cigare kontrabandë, pranga 44 vjeçarit në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë nën hetim është vënë pronari i një dyqani tjetër pasi edhe ai u kap duke tregtuar mallra të kontrabanduara.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shitjet”, sekuestrohen steka me cigare, lëndë piroteknike dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Tregtonte në dyqanin e tij, steka me cigare të kontrabanduara, kapet si rezultat i kontrolleve dhe vihet në pranga, 44-vjeçari.

Në hetim, pronari i një dyqani tjetër, pasi dhe ai u kap duke tregtuar mallra të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare në qark, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike. Si rezultat, u konstatuan 2 dyqane të tjera, pronarët e të cilave tregtonin mallra të ndryshme të kontrabanduara.

-U arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara;

-U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan paketa me cigare, pako me fishekzjarre, cigare elektronike dhe parfume, mallra këto të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *