• |
ide | kryesore

Çështja Dani Alves, Gjykatësi e fundos: “Prova fajësie më se të mjaftueshme”

-Instant, Sport
Dani



Përkeqësohet situata e Dani Alves, i akuzuar për përdh.unim në Barcelonë. El Periodico, portali spanjoll që po ndjek nga afër rastin, raportoi mendimin e Anna Marin. Gjykatësja e Gjykatës 15 në Barcelonë ka detyrën për të vendosur mbi akuzat ndaj brazilianit: “Ka shumë më tepër se prova të mjaftueshme” për të besuar se në klubin e natës Sutton ka ndodhur një përdh.unim. E se autori është ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit. Fraza është nxjerrë nga urdhër arresti i Dani Alves, në të cilin El Periodico kishte akses.

Telashe vijnë edhe nga Meksika për 39-vjeçarin. Pumas, pas shkarkimit të tij, kërkojnë dëmshpërblim prej 4.5 milionë eurosh për dëmtimin e imazhit të klubit. Sipas UOL, klubi i dërgoi një email Dani Alves duke kërcënuar se do të kontaktonte FIFA-n, në rast të moskompensimit.

Lexo më tej: Dani Alves, ndeshje futbolli në burg, kur gruaja e tij fshin fotot e të dyve nga rrjetet sociale: “Asgjë nuk më tremb”

Në fund, në mes të kaq shumë lajmeve të këqija, një pozitiv. Joana Sanz, bashkëshortja e lojtarit, ka dashur të mohojë zërat për një divorc që qarkullojnë ditët e fundit. Është po aq e vërtetë që modelja ka fshirë të gjitha imazhet e çiftit nga rrjetet sociale. Kjo u konsiderua një mënyrë për të komunikuar se është distancuar nga bashkëshorti. E se e ardhmja e çiftit dukej përfundimisht e shkatërruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *