• |
ide | kryesore

Daily Mail zbulon planin e Juventus: bardhezinjtë duan të zgjidhin kontratën me Pogba

-Instant, Sport
Pogba



Paul Pogba vazhdon të jetë i padisponueshëm për Juventus. E konfirmoi Massimiliano Allegri pas ndeshjes me Lazio në Kupën e Italisë: “Ne kemi nevojë për durim dhe duhet të ecim dita-ditës. Vështirë se mund të jetë kundër Salernitanës”. Në fillim të shkurtit, me zero ndeshje zyrtare të luajtura në 2022/23, është normale që klubi të vlerësojë një strategji afatmesme për mesfushorin francez. Pogba ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2026 për rreth 10 milionë euro në sezon. Daily Mail e konsideron të pamundur uljen e rrogës nga lojtari. Kështu, sipas tyre, mes hipotezave në tavolinën e drejtuesve të Juventus është edhe ndërprerja e kontratës. Në këtë pikë, Pogba mund të provojë një aventurë të re në MLS.

Një zgjidhje drastike. Ndoshta shumë drastike edhe për një lojtar që rëndon shumë mbi pagat e një klubi që ka sfida të ndryshme përpara, sidomos jashtë fushës. Ato mund të ndryshojnë rrjedhën e strategjisë ekonomike të të gjithë strukturës. Që diçka po zien e tregon mendimi i drejtuesve të vjetër për t’i hequr atij bonuset e skuadrës që lojtari i merr pa luajtur.

Lexo më tej: Dëmtimi i ri i Pogba, tani Juventus dyshon në të ardhmen e tij: bardhezinjtë po vlerësojnë situatat

Sigurisht, deri në qershor do të jenë muaj vendimtarë. Do të kuptohet nëse Pogba mund të vazhdojë aventurën edhe në sezonet e ardhshme. Pas kaq shumë përpjekjesh, ekonomike dhe jo vetëm, do të jetë e rëndësishme që të bëhet arsyetimi mes lojtarit, trajnerit dhe klubit. Tani është shumë herët për të bërë parashikime. Por nëse gjendja fizike nuk jep siguri, atëherë zgjidhja e kontratës mund të mos jetë më një hipotezë e largët. Veçanërisht nëse numri 10 bardhezi vendos vërtet të ndryshojë ambjent për të gjetur veten. Pa harruar se shitja e tij është e  vështirë në këto kushte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *