• |
ide | kryesore

Fier/ Përplasi një 63-vjeçar, nën hetim drejtuesi i mjetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia po procedon në gjendje të lirë një 31-vjeçar pasi ditën e djeshme ka përplasur një 63-vjeçar i cili po drejtonte biçikletë. 31-vjeçari, banues në Lushnjë po procedohet në gjendje të lirë. Fatmirësisht 63-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë. Ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *