• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë një person në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit
Laç



Një 70 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Pogradec. Policia bën me dije se shtetasi L. P nga Korça është gjetur i vdekur në lagjen numër 4 të Pogradecit. Nga të dhënat paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *