• |
ide | kryesore

Liverpool, Jurgen Klopp nuk humb rastin të thumbojë rivalët: “Merkato e Chelsea? Nuk e kuptoj si është e mundur”

-Instant, Sport
Jurgen Klopp



Chelsea shpenzoi vetëm në merkaton e janarit më shumë se të gjithë skuadrat e Ligue 1, Bundesliga, Serie A e La Liga bashkë. Një çmenduri prej 327 milionë euro, që çuditërisht është brenda rregullave të FFP. Jurgen Klopp komentoi me njëfarë habie shumat astronomike që Chelsea shpenzoi në merkaton e janarit: “Nuk do të them asgjë pa avokatin tim – bëri shaka trajneri i Liverpool në konferencën për shtyp -. Nuk e kuptoj se si është e mundur. Por nuk varet nga unë të shpjegoj se si funksionojnë gjërat. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, por sigurisht që janë numra të mëdhenj. Megjithatë, ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime për ta.”

Lexo më tej: Premier 922 milionë euro në janar: vetëm Chelsea shpenzoi më shumë se Bundesliga, Liga, Serie A e Ligue 1 bashkë

Blues zhvilluan një nga fushatat më luksoze të transferimeve në histori, duke investuar rreth 327 milionë euro. E kjo pa llogaritur verën, që do t’i conte shifrat në mbi 600 milionë. Londinezët 120 milionë i paguan vetëm për të rrëmbyer Enzo Fernandez nga Benfica. Argjentinasi u bë futbollisti më i paguar në historinë e Premier League. Goditjeve në merkato të Bluies duhet t’i shtohen Mudryk, Badiashile, Madueke, Gusto (që do të mbërrijë në verë), Santos dhe Fofana. Pa harruar huazimin e Joao Felix. Jurgen Klopp, nga ana tjetër, duhej të “kënaqej” me më shumë se 40 milionët e shpenzuara nga klubi i tij për Cody Gakpo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *