• |
ide | kryesore

Nga francezët te patronazhistët e Ramës, frika dhe rreziku i prodhimit të pasaportave nga shteti

-Instant, Kryesore, Lajme



Në vitin e dhjetë të qeverisjes kur ka dhënë me koncension çdo shërbim e pasuri publike si të ishte plaçkë e tij, Edi Rama bëri një kthesë të papritur kur njoftoi se do të krijojë një kompani publike për prodhimin e dokumenteve biometrikë të shqiptarëve. Ministri i tij i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se me përfundimin e kontratës koncensionare me kompaninë franceze “Aleat Idemia Group” ky shërbim nuk do t’i jepej më një tjetër kompanie private dhe as do të kishte rinovim me grupin aktual. Ky vendim nuk mund të mos kalonte në heshtje sidomos nga ndërkombëtarët që njësoj si ne kanë parë shkërmoqjen e shtetit dixhital të Edi Ramës, rrjedhjen masive të të dhënave përmes patronazhistëve dhe goditjen e hakerave iranianë.

Presioni i SHBA dhe BE

Një burim diplomatik i tha Lapsi.al se amerikanët, por edhe Brukseli zyrtar janë shumë të shqetësuar për këtë lëvizje të Edi Ramës për të marrë në dorë të dhënat sensitive për të cilat qeveria e tij nuk ofron asnjë garanci se nuk do të keqpërdoren. Javë më parë, tregon burimi diplomatik për Lapsi.al, ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Ministrin e Brendshëm të cilit i ka ngritur këtë shqetësim.

Kim i ka sjell në vëmendje infrastrukturën e dobët që ka shteti shqiptar për të garantuar sigurinë e këtij shërbimi dhe ruajtjen e të dhënave si dhe goditjen e para disa muajve nga e cila ne nuk e kemi marrë ende veten. Amerikanët nuk e kanë lënë me kaq, por kanë thirrur në ndihmë edhe europianët duke iu kërkuar të ushtronin presion tek Shqipëria. Po me Ministrin e Brendshëm ka zhvilluar takim edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann, shtoi burimi diplomatik i Lapsi.al

Ajo i ka ngritur zyrtarisht këtë shqetësim me po të njëjtat argumenta si ambasadorja e SHBA. Megjithatë duket se këto përpjekje janë të kota sepse Edi Rama po shkon drejt ngritjes së kompanisë shtetërore që do të prodhojë pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët nga mesi i këtij viti dhe në vijim.

Siç mëson Lapsi.al pritet që në mbledhjen më të afërt të qeverisë të kalojë VKM-ja për krijimin e kompanisë publike ndërsa grupe të përbashkëta pune nga qeveria dhe koncensionari “Aleat” po punojnë për procesin e dorëzimit të aseteve dhe shërbimit tek shteti. Afati i kontratës me kompaninë franceze në të cilën janë aksionerë dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit përfundon në muajin korrik. Pas këtij muaji e në vijim shërbimin e merr shteti shqiptar. Kompania e re do të ketë një administrator dhe një bord drejtues.

Frika

Skandali me patronazhistët të cilin Lapsi.al e denoncoi i pari nuk ishte i vetmi që na tregoi shpartallimin e shtetit dixhital të Edi Ramës. Ajo u pasua me sulmin ndaj e-Albania, rrjedhjen e databazës së pagave, targave, numrave të telefonit, goditjen e sistemeve të Policisë së Shtetit dhe deri tek të dhënat e sistemit bankar. Kaq është mjaftueshëm për dëshmuar paaftësinë e shtetit tonë për të mbrojtur të dhënat sensitive.

Pavarësisht se janë hedhur miliona euro përmes AKSHI-t dhe institucioneve të tjera publike për mbrojtjen kibernetike, në fakt ishin hakerat iranianë dhe patronazhistët e partisë-shtet që hidhnin valle sa herë donin. Shqetësimi i përbashkët i ndërkombëtarëve në këtë rast është, se shtetëzimi edhe i këtij shërbimi nuk garanton sigurinë për dokumentet biometrike të shqiptarëve.

Rreziku

Marrja në dorëzim e një kompanie ndërkombëtare me standarde të larta sigurie dhe menaxhimi i saj nga patronazhistët dhe klientela e Edi Ramës duket një vendim i kalkuluar mirë. Jo vetëm për të garantuar fitime të larta që në 2019 kapën shifrën rekord prej 15.5 milionë euro neto, por sidomos për të lehtësuar nisma të tjera të rrezikshme siç është amnistia fiskale apo Pasaportat Gold.

Gjurmët e gishtave janë të dhëna shumë sensitive të cilat janë ruajtur me fanatizëm dhe standard të lartë nga kompania “Aleat”, e cila nuk ia ka dorëzuar shtetit shqiptar pikërisht sepse s’kemi infrastrukturën e duhur për t’i garantuar. Me kalimin në administrim shtetëror të kësaj kompanie shtohen dyshimet se njerëz me rekorde kriminale mund të penetrojnë më kollaj për t’u pajisur me pasaporta me identitet të rremë.

Ndërsa nga ana tjetër qeveria deri më tani ka si argument të fortë vetëm mundësinë e rishikimit me ulje të çmimit të pasaportave dhe thjesht justifikimin formal të përfundimit të kontratës koncensionare. Shumëkush kur mendon se pasaportat dhe ID e shqiptarëve pas disa muajsh do të prodhohen nga drejtorët dhe patronazhistët e Edi Ramës, sjell ndërmend shprehjen thumbuese “Njësoj si t’i varësh ujkut mëlçitë e qingjit në qafë…” ©LAPSI.al



38 Comments

    1. I duhet per zgjedhjet e 2025. Shto ketu perfitime te tjera. Aktualisht aleat idemia mund te dalloje aplikime te ngjashme nga njohja e pamjes se fytyres. Ky informacion i jepet dikujt qe vjen me rekomandim. Pra eshte i kufizuar ne shume pak raste me nderhyrje shteterore.
      Pas kalimit ne duar te rames, se pari, pritet qe leternjoftimet elektronike do manipulohen per efekt zgjedhor pasi pritet votimi elektronik te jete ne fuqi.
      Se dyti grupe kriminale qe kane tashme pushtet te plote ne ekipin e rames ta shfytezojne lehtesisht.
      Dhe abuzimi me parate qe fitohen, punesime shtese etj aspekte .
      Kryesore eshte marrja ne dore e leternjoftimeve elektronike pra id kartave te shtetasve. Manipulimi sjell efekte zgjedhore dhe kriminale.
      Manipulimi i dokumentevete udhetimit pra pasaporta do sjellin heqjen e regjimit pa viza ne nje te ardhme te afert, para zgjedhjeve te 2025. BE preket direkt dhe pritet te ndermarre veprim konkret shume shpejt.

    1. O zotni ! Po me ne patronazhistët çfarë keni. Ne një copë sufllaqe po hamë.
      – Edhe PD ka patur dhe ka patronazhistë. Por nuk i quan kështu. I quan KUJDESTARË.
      -Çfarë faji kanë kujdestarët? Ata byrek me gjizë të prishur hëngrën. Shpresojnë të hanë përsëri më 14 maj.

  1. Me francezet e salihut qe i perdoren pasaportat per llogari te tyre e serbise ishim me te sigurte,tani qe do i marin nen mbikqyrje amerikanet do jemi te zbuluar,shpellkare e cecene te jeni Gati tu per revolucionin demokratik te salihut fitoren e keni afer,nga 2040

    1. Pervecse i ps je edhe injorant… Aleat eshte pjese e Sagem Securité. Nje nga kompanite me te medha ne EU per sistemet e sigurise dhe pajisjet ushtarake. Ndytesia juaj nuk ka limit.. Pisa injorante..

      1. Po byrektoret e zellshem te salihut qe shperndajne trakte si guerilasit e enverit mos i harroni sepse jane vlere ne pd e salihut si foltore,shkruani dhe per keto,keta shpellkare byrektore do te udheheqin revolucionin demokratik te salihut

          1. Jane shpifes profesionist lale..
            Qelbesirat e ridhjerjes

      2. Dhe idemia eshte me pronare amerikane

        Ca ndodh ne fakt eshte e kunderta, nga pronare amerikane shkon te duart e rames. lidhja e rames eshte vertetuar me mcgonigal oligarku rus deripaska i putin. per te mos rithene lidhjen vucic rama !

        1. Idemia ka si pronar advent me qender nne boston masachusets

          adventinternational com

          On May 31st, 2017, Advent completed the acquisition of Safran Identity & Security (Morpho, now renamed IDEMIA),

  2. Partia Komuniste e Enver Hoxhës, edhe pse mori pushtetin me largimin e gjermanëve, për ca kohë nuk doli hapur me emrin e saj, po u fsheh tek Fronti Nacional Çlirimtar, si Berisha që kur mori pjesë në zgjedhje u fsheh pas “Shtëpisë së Lirisë” së Ilir Metës.

    Enveri nuk doli publikisht me emrin e Partisë Komuniste, ngaqë Stalini u kishte ndaluar të gjithë partive si motra që të dilnin e të ngrefeshin si proletarë. Do të duhej të dukeshin si demokratë deri në një urdhër të dytë.

  3. Mund te na beni copy/paste ndonje dokument, link, deklarate ku USA dhe EU shprehin shqetesimin e tyre per kete ceshtje?

    Faleminderit paraprakisht.

  4. Persa i perket daljes se te dhenave personale shqetesoheni kot se nuk ka mbetur me gje pa dale. Per cilesine e pasaportave po, por nese do vazhdohet me te njejten infrastrukture edhe ketu s’besoj do kete probkem. Por te jeni te bindur se pas kesaj do shpertheje prodhimi i pasaportave me identitete e te dhena te ndryshuara per kriminelet dhe hajdutet e rilindjes. Prit kur te vemi 4 milione banore brenda vitit. Jo se s’ka ndodhur me Aleatin, por tani do bjere pazari fare. Ne afatgjate shqiptareve do u rrezikohet arritja me e madhe e ketyre 30 viteve, levizja e lire pa viza

  5. Që është një aferë e madhe korruptive as një pikë dyshim.Me thoni një aferë të Rames që nuk ka qenë korruptive.Me këtë do japi pasaporta kujt të dojë e si të dojë.Kryesisht miqve të tijë kriminela.

  6. Meqe jemi tek francezet… gojet e liga thone qe kryeministri ka numer serial te ministrise se Drejtesise franceze -si i denuar ne ca trafiqe qe zhvilloheshin poshte urave te Senes….
    Ndoshta francezet,si mjeshtra qe jane, e mbajne peng per t’a shantazhuar kokainomanin qe cuditerisht eshte edhe kryeminister i Shqiperise!

    1. Shqupist tipik. Po si nuk merrrni nji dite pushim me burre, po vazhdoni me e tregu budallikun dit mbas dite.

      1. Shtepia Qendrore e Ushtrise Popullore, ishte vendi i militanteve pensioniste te PS, ish ushtarake.. Emri ipershtatet shume mire atyre te PS..pra SHQUP-iste jane ata qe votojne PS

        1. Qe baba, edhe nji shqupist tjeter:

          1. Rama i nderpret kontraten nji firme franceze dhe ai kari me lart thote qe francezet jane mjeshtra per shantazh.

          2. Une shkruj e i them, boj nji dit pushim me gamor se po te ishte per shantazh Rama duhet tia kishte zgjat kontraten francezve.

          3. Fap del shqupisti tjeter. I fut nji kercim me shkop dhe nga kontrata pashaportave del ne konkluzionin qe shqupista jane ata qe votojne PS.

          Eshte nji peme diku ne ket bote qe lesho oksigjenin qe thith ti. Sa gjynof me vje per ate pemen.

          1. Dialekti i Tiranes kuptohet mire per ata qe jane apo jo “venali” dhe ti nuk je. Je paksa si Veliaj qe e perdor per te qene ” popullor” Nejse, Haloperidolin e more sot.

    2. Rama poshte ures ka jo vetem serial ka dosje deshmi foto jane metodiste policet francez nuk jan si ardi veliu

  7. “Një burim diplomatik i tha Lapsi.al se amerikanët, por edhe Brukseli zyrtar janë shumë të shqetësuar për këtë lëvizje të Edi Ramës për të marrë në dorë të dhënat sensitive për të cilat qeveria e tij nuk ofron asnjë garanci se nuk do të keqpërdoren.”

    Une e lashe ketu artikullin. Ktij karit te lapsit nuk i flet as gruja vet, tani po i referohet burimeve dipllomatike.
    Pastaj cfare te dhenash sensitive do i bien ne dore qeverise?
    Qeveria i ka te dhenat. Mbi bazen e ketyre te dhenave kompania XYZ printon pashaportat.

  8. Edi Rama Edi Rama,
    me Gamor nuk e bo nana,
    eshte fsheh ky Zdap i qeverise,
    qe kur hetimi ne Amerike ka nis,
    i atij Char-lesh McGamorit te FBI-se,
    qe merr borxh prej malokut te Ram-mavrise,
    sa kohe hetimi do te vazhdoje ,
    Ed Rama me “grip” do lengoje,
    nuk i bo fajde as Kokaina as Serumi,
    po dhjet frike fshehur Ram tutkuni.

    1. Qenke tamam aq budalla ashtu sic thote jot shoqe “qe nuk mba mend as emrin e vet”!

  9. Sa i brishte ka filluar te me duket Rama, sikur kerkon meshire. Nuk ka faj e di mire ke ka perballe.
    Perpjekjet per te marre gjithcka, e lane pa asgje.
    Zgjedhjet do ta lene si peshkun pa uje. Zgjedhjet e pergjithshme jane afer.

  10. Nderkohe ajo Alda Klosi hajdutja bukuroshe e Arben HaMutajt shtrohet ne spital “e semure” sapo ndjeu eren e prangave (Fiks nen shembullin e Timonierit qe e zuri Flama sa nisi hetimi per ate McGonigal)
    Tani pritet qe te zere nje krevat ne spital edhe vete shefi i Aldes, ai surrat-meiti Ben HaMutaj…

  11. kjo opozitë që sot çirret, dje lobonte sa në Gjermani, sa në Holandë e sa në Francë, me miqtë e tyre të Partive Popullore, që parlamentet e këtyre vendeve të mos miratonin hapjen e negociatave BE – Shqipëri. Aq fortë kanë lobuar në këtë drejtim duke nxirë punën e qeverisë e të kryeministrit Rama, saqë ua kanë kaluar edhe lobimeve serbe për mosnjohjen e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *