Një 34-vjeçar, i akuzuar për vjedhjen e disa biçikletave, ka rënë në prangat e policisë. Kanë qenë kamerat e sigurisë të vendosura në hyrjet e pallateve dhe rrugët e qytetit të cilat e zbuluan 34-vjeçarin. Ai i grabiste biçikletat dhe më pas i shiste.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave. Këto grabitje janë kryer gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga 34-vjeçari.