• |
ide | kryesore

‘Paratë vinin me çantë, gjithçka ishte inskenim’, zbardhet dëshmia e pastrueses Rozeta Dovi

-Instant, Lajme, Të fundit
rozeta dovi



Është zbardhur dëshmia e pastrueses Rozeta Dovi, e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi. Sipas asaj që ka dëshmuar pastruesja në polici, Klosi donte të bënte përgjegjës burrin me të cilin kishte probleme së fundmi. Dovi thotë se ajo dhe Klosi bashkëpunuan për të inskenuan vjedhjen. Mësohet se Alda Klosi është shoqëruar në polici dje pas dëshmisë së pastrueses. Ajo është arrestuar në orën 22:30.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Atë ditë që i mora nuk ishte në shtëpi. Më tha merri në kasafortë. Vjedhjen e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin.

Atë ditë nuk kam marrë lekë”, ka thënë pastruesja Rozeta Dovi. Ish-zyrtarja akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë.

Kujtojmë që ish zyrtarja pati deklaruar në prokurori se paratë e vjedhura nuk janë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj. Sipas saj, paratë ia kishin lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe se vijnë nga të afërmit e saj jetojnë në Amerikë.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.



16 Comments

    1. Plotesisht dakord. Kjo histori e sajuar keshtu fut shume uje. Eshte deshmi e dakorduar me avokatet per te shpetuar Alden dhe ata siper saj nga akuzat per korrupsion

    2. Eshte fiks sic thua ti !
      Po mundohen qe te nderrojne drejtimin e hetimit sepse te shoqin e ka trafikant ne Belgjike!
      Po ja heqin Arben Ahmetaj per tja futur ish-burrit.

      1. Pra ,tentoi njehere te perdorte xhaxhane qe po vdiste ne Amerike nga kanceri ( se pse duhet qe dikush qe kurohet ne U.S.A dhe paguan me karte ose me çek ne vendin ku kurohet apo edhe me cash …..t’i lere dollaret cash mbeses ne Shqiperi me arsyetimin qe po ndihmon xhaxhane. mu nga Shqiperia …kete vetem Rilindja mund te na e shpjegoje ) , mirepo tani po na del nje skenar me i cuditshem: Pra pastruesja…nuk na i paska vjedhur parate per vete, por na u paska vjedhur qe te ndihmoje zonjen Klosi per te inkriminuar burrin!
        Megjithate , prape nuk na del llogaria sepse zonja Klosi ka bere denoncim per parate qe i ishin vjedhur, pra zonja ka patur dijeni qe kishte ca para ne shtepi dhe qe ne ate sasi aq te madhe dhe te padeklarua ,konsiderohen krim!
        Pra, sipas Rilindjes “Partizani ishte veshur si gjerman qe t’a merrrnin per ballist nderkohe qe ai ishte fashist ”
        Zot ku rrojme, ketu ka mbaruar cdo gje..sidomos organet e akuzes dhe te drejtesise!

        1. Rrojme ne nje hale te quajtur ramdhjerje

          Dhe per te cilen shume prej shoqerise kane votuar me vetedije. Disa kan nderruar mendje por kur te vine mendt sti hane as qente. Ramdhjerja ka aq shume mut sa ka trullosur me eren e keqe gjithe shqiperine

          Pastaj ca rendesie ka, fajin e ka saliu , ku ka faj rama ???
          Ne te vertete rama do var te skenderbeu qe te vejn mend ridhjersat e tjere qe presin ti zene vendin.

    1. Arbi , sufllaqen e merr me vete apo e ha direkt edhe te ngrohte ne bodrumet e kryeministrise ?

  1. Partia Komuniste e Enver Hoxhës, edhe pse mori pushtetin me largimin e gjermanëve, për ca kohë nuk doli hapur me emrin e saj, po u fsheh tek Fronti Nacional Çlirimtar, si Berisha që kur mori pjesë në zgjedhje u fsheh pas “Shtëpisë së Lirisë” së Ilir Metës.

    Enveri nuk doli publikisht me emrin e Partisë Komuniste, ngaqë Stalini u kishte ndaluar të gjithë partive si motra që të dilnin e të ngrefeshin si proletarë. Do të duhej të dukeshin si demokratë deri në një urdhër të dytë.

  2. Nese Alda flet, historia vete me lart. Por ky eshte nje shembull tipik se si qeveriset dhe vidhet ne kete vend. Mendoni qe kjo eshte nje cironke e vogel. Por ketij populli dele mire ia bejne

    1. Populli e lan tredhur dhe e mbajne me valium. Shih ca ndosh oah bo luizi teme kryesore ndersa rama korrupton fbi per te eleminuar opoziten

  3. Komunistet bolshevike dhe partizanet e enverit kane qene gjithnje mjeshtra ne drejtesine popullore dhe inskenime per te grabitur.
    Po keshtu edhe rilindesit e rames sot!

    1. Fiks ,mos fol me per so
      t !Diletantizem i papare….ndodh shpesh kur urgjenca imponon improvizim te menjehershem!
      Skenari eshte “qepur” jashtezakonisht trashe !

  4. Kur e dredh KM nje histori e tregon me 3-4 variante sips dites pse mos e dredhi alda me prokurorin…vetem pak e ka ndryshu, pastaj xhaja i vdiq nuk ju vje pak gjynof

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *