• |
ide | kryesore

Përsëritet historia në Tiranë/ Pastruesja vodhi mbi 2 mijë euro në banesën ku punonte

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër rast i ngjashëm me atë të Rozeta Dobit ka ndodhur në Tiranë. Një grua ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje. Siç njofton policia, shtetasja Elida Kodra, e cila punonte si pastruese në një banesë, gjatë javës së fundit ka vjedhur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush është shtetasi ku Kodra punonte, por raportohet se ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin. Ai ka dyshuar se lekët ia kishte marrë pastruesja. Në bashkëpunim me policinë, punëdhënësi e ka futur në grackë Kodrën. Ai e ka thirrur sikur e kishte kërkuar që të pastronte. Në shtëpi i kishte lënë disa para, të cilat Kodra i kishte vjedhur. Pasi e kapën zbuluar, pastruesja ka pranuar edhe rastin e parë që kishte vjedhur.



4 Comments

  1. Shi kur te dali dhe ndonje Zhan val zhan duke vjedh luge e pirunj. Qemka bere me fillu pune “pastrues” zyrtaresh se fitoke me shume se me qene ne pune tjeter

  2. Keta po hedhin shashka duke kapur -pastrueset-per vjedhje lekesh,kurse ata qe po vjedhin milionat e taksa-pagueseve Shqipetare p[ kapin -Leshte e Currit-apo te -Xebos-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *