• |
ide | kryesore

Prurjet e larta hidrike/ Liqeni i Fierzës arrin në 292 m, vetëm 4 m nga kuota

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i madh ujëmbledhës për prodhimin e energjisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, liqeni i Fierzës arriti në kuotën e 292 metrave.
Si pasojë e prurjeve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë me dije se të katër turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë në punë me kapacitet të plotë. Ndërkohë që vetëm gjatë muajit janar, KESH eksportoi rreth 135 mije megavat/orë energji. Po gjatë janarit, në Kosovë janë dërguar 164 mijë megavatorë energji elektrike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *