• |
ide | kryesore

Reshje shiu dhe dëbore, si do të luhaten temperaturat

-Instant, Lajme, Të fundit
motit



Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës deri pas mesdite kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke risjellë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare intervale me kthjellime por me reshje të izoluara dëbore do të mbeten zonat verilindore dhe juglindore.

Orët e vona të mbrëmjes do të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar dhe për pasojë; kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen me dy gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj. Parashikohet që herë pas here të këtë intervale te shkurtra me kthjellime POR vranësirat dhe reshjet dëborës do të jenë sërish prezent gjatë orëve të vona të natës.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë 24-orëshit republika e MV do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dëbore, nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit si edhe intervale me kthjellime në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të vijojë sërish të ulëta.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Evropës paraqitet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë dominante. Konkretisht; vendet skandinave, zona e Alpeve si edhe Evropa Lindore do të kenë dëborë të dendur si pasoje e një qendre të fuqishme ciklonare e vendosur në veri – verilindje të kontinentit por me ndikim deri në qendër. Po ashtu, gadishulli i Ballkanit mbetet me reshje dëbore por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë dominon në Ishujt britanikë, gadishullin Iberik si pjesërisht në Evropën Perëndimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *