• |
ide | kryesore

Shiste celularë kontrabandë në dyqanin e paregjistruar, arrestohet 42-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier për kontrabandë aparatësh celularë. Mësohet se është arrestuar ka rënë Gramoz Kapaj. Ai kishte hapur një dyqan në Fier të paregjistruar në mënyrë që ti shmangej detyrimeve tatimore. Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan 17 aparate celularësh, aksesorë si dhe pajisje të tjera elektronike.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Po ti shiste celularet kontabande ne dyqan te rregjistruar (ti paguante taksat Edi Rames) sdo ishte arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *