• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi krimιnal i drοgës në Tiranë që drejtohej nga 40-vjeçarja (EMRAT)

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit kanë rënë në prangat e policisë. Ata janë identifikuar si Brikena Frakulli, 40 vjeçe, Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, Klevi Banushi, 20 vjeç dhe Artur Kristo, 45 vjeç.

Brikena Frakulli drejtonte grupin kriminal në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli, dhe Artur Kristo, policia sekuestroi 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.



3 Comments

  1. Partia Komuniste e Enver Hoxhës, edhe pse mori pushtetin me largimin e gjermanëve, për ca kohë nuk doli hapur me emrin e saj, po u fsheh tek Fronti Nacional Çlirimtar, si Berisha që kur mori pjesë në zgjedhje u fsheh pas “Shtëpisë së Lirisë” së Ilir Metës.

    Enveri nuk doli publikisht me emrin e Partisë Komuniste, ngaqë Stalini u kishte ndaluar të gjithë partive si motra që të dilnin e të ngrefeshin si proletarë. Do të duhej të dukeshin si demokratë deri në një urdhër të dytë.

  2. Parate e kokaines i fut ne xhep Rama.
    Po naj lloj ndihme per robt e zotit qe i ka skllaveruar adiksioni i kokaines ska?

  3. Keta grupet i kapin per llogari te kundershtareve ose se nuk paguajne taksat ne polici. Se ne Tirane ke nga 2 grupe ne cdo lagje, te gjithe i njohin pervec policise qe u mbledh tatimet ose qe punon per ta, varet sa te forte jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *