• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool pëson tre gola nga sulmi më i keq i kampionatit: United afrohet kërcënueshëm me City

-Instant, F1, Sport, Video
Liverpool



Shpërfytyrohet Liverpool në javën e 22 të Premier League. Të besuarit e Klopp humbin 3-0 ndaj Wolverhampton. Mitoma i jep suksesin Brighton, ndërsa fitojnë edhe Leicester e Brentford.

WOLVERHAMPTON-LIVERPOOL 3-0

Fundoset Liverpool i Jurgen Klopp, duke pësuar tre gola nga sulmi më i keq i deritanishëm në Premier League. Wolverhampton mposhti ç’kishte mbetur nga Reds me një fitore 3-0. Sfida menjëherë shkoi keq, me autogolin e Matip që zhbllokoi sfidën pas gjashtë minutash. Edhe gjashtë të tjera e Wolves dyfishuan me Dawson. Liverpool reagoi me Darwin Nunez dhe Salah, por ishte i pasaktë dhe rrezikoi shumë në mbrojtje. Alisson shmangu trisin e Matheus Nunes. Në fillimin e pjesës së dytë, muzika nuk ndryshoi. Reds shpenzuan shumë dhe Wolverhampton mbyllte çdo hapësirë. Në minutën e 71′ Klopp u fundos, me 3-0 e Ruben Neves në asistin e Adama Traoré. Liverpool nuk u kthye më në lojë dhe madje Jimenez mund të kishte bërë poker. Përfundoi 3-0 për Wolverhampton, që kalon +2 nga zona e rënies, në kuotën e 20 pikëve. Klopp zhytet në vendin e dhjetë me 29 pikë dhe e mbylli nën olé-të tallëse të Molineux, në qarkullimin e topit të fituesve.

MANCHESTER UNITED-CRYSTAL PALACE 2-1

Vazhdon marshimi i Manchester United, gjithnjë e më shumë forca e tretë e Premier League. Djajtë e Kuq janë tashmë -8 nga Arsenal me një ndeshje më shumë të luajtur. Ndeshja nisi menjëherë mirë për ten Hag, me penalltinë e shndërruar nga Bruno Fernandes në minutën e 7′. United shtyu përpara, me Guaita që shmangu golat e Weghorst dhe Rashford. Crystal Palace u shfaq vetëm në minutën e 40′, me Richards që shkoi pranë golit. Garnacho hyri në lojë në pjesën e dytë dhe ishte menjëherë vendimtar. Ai nisi aksionin që çoi në golin e dytë të Rashford, të cilit i duhej vetëm të shtynte krosimin e Shaw në rrjetë. United ishte 2-0 në minutën e 63′, por Casemiro shkatërroi gjithçka duke u përjashtuar me karton të kuq pas një sherri. Eagles morën besim dhe Schlupp firmosi 2-1 në minutën e 77′, duke devijuar goditjen e Richards. Në fund United ishte në vështirësi, por Lisandro Martinez ishte kudo dhe mbrojti fitoren. 2-1 dhe vendi i tretë i konsoliduar për ten Hag, ndërsa Crystal Palace ndaloi në 24.

Lexo më tej: Hoqi Ronaldon nga ekipi, tani ten Hag paralajmëron Lisandro Martinez: “Duhet të kthehet me këmbët në tokë”

BRIGHTON-BOURNEMOUTH 1-0

Kaoru Mitoma konfirmoi rolin e tij vendimtar për Brighton, me një tjetër paraqitje të mrekullueshme. Ai shënoi golin e fitores ndaj Bournemouth. Ndeshja ishte e gjallë dhe e ekuilibruar, me Dango Ouattara në formë të shkëlqyer për Bournemouth. Ish-Lorient ndërtoi shanse të çmuara për ekipin e tij, që megjithatë ishte i pasaktë para portës dhe u ndëshkua. Brighton ia doli me goditjen e Mitoma, në minutën e 87′, i frymëzuar nga Sarmiento. Zëvendësuesi i Trossard, i blerë një vit e gjysmë më parë nga Kawasaki Frontale, ka shënuar katër gola në Premier League. Brighton është i gjashti tani me 34 pikë, Bournemouth i parafundit me 17.

ASTON VILLA-LEICESTER 2-4

Ndeshje e çmendur dhe e bukur mes Leicester dhe Aston Villa. Foxes fitojnë me një rikthim ikonik dhe një 4-2 final. Villans hapën rezultatin në minutën e 9′. Watkins korrigjoi në rrjetë pas traversës së Buendia. Kaluan tre minuta dhe Leicester barazoi me Maddison, po asgjë nuk ka mbaruar. Souttar, në debutimin pas Botërorit të shkëlqyer me Australinë, nënshkroi 2-1 e Aston Villa. Një gol që zgjon Foxes, që barazuan në minutën e 41′ me Iheanacho, në krosimin e Barnes. 3-2 erdhi në kohën shtesë. Tete, në debutimin e tij pas mbërritjes nga Lyon, shënoi golin e parë brazilian në historinë e Leicester. Në pjesën e dytë, erdhi pokeri përfundimtar i Praet (78′). Leicester ngjitet në renditje me 21 pikë, por mbetet vetëm +3 nga zona e rënies. Aston Villa ndaloi në 28.

BRENTFORD-SOUTHAMPTON 3-0

Kolaps dhe kontestime për Southampton, gjithnjë e më i fundit në Premier League. Skuadra e Nathan Jones pësoi dy gola në pjesën e parë. Mee nënshkroi epërsinë në minutën e 41′, më pas Mbeumo dyfishoi avantazhin në minutën e 44′. Ish-trajneri i Luton luajti në pushim me blerjet e reja Sulemana dhe Onuachu, por muzika nuk ndryshoi. Kështu, Jensen gjeti trisin në minutën e 79′. Southampton fundoset, i fundit me 15 pikë dhe i kontestuar nga tifozët e tyre. Ata kërkojnë përjashtimin e Jones. Në vend të kësaj, ëndërron Brentford që është i shtati me 33 pikë dhe sheh Evropën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *