• |
ide | kryesore

Dyzimet e Messi dhe tentativa e Campos për ta lidhur me PSG: “Jemi duke negociuar”

-Instant, Sport
Messi



“Ne jemi në bisedime me Leo Messi sepse duam t’ia zgjasim kontratën”. Këtë e ka konfirmuar këshilltari teknik i PSG-së, Luis Campos. Asi argjentinas shkon në skadencë kontrate në qershor. “Do të doja ta mbaja në këtë projekt, nuk mund ta fsheh. Momentalisht jemi duke diskutuar që ta arrijmë këtë objektiv dhe të vazhdojmë ta kemi me vete”. Deklaratën Campos e bëri në një intervistë për programin Telefoot, të transmetuar nga kanali francez TF1. “Do të isha i kënaqur nëse do të vazhdonte. Por në të njëjtën kohë po flasim që të përpiqemi të arrijmë në një rezultat pozitiv të negociatave”.

Në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë duhet të vendosë se çfarë të bëjë më pas. Këto bisedime vijnë vetëm disa javë pasi ai triumfoi në Kupën e Botës në Katar. Messi iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2021, pasi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një vit tjetër.

Lexo më tej: Video/ Messi e Hakimi udhëheqin përmbysjen e PSG: kundër Toulouse përfundon 2-1

Kampionit argjentinas nuk i mungojnë ofertat nga kontinente të tjera. Inter Miami në MLS e kërkon argjentinasin, ndërsa arabët e Al Hilal, rivalët e Al Nassr të Cristiano Ronaldo, e duan në kampionatin saudit. Sheikët kanë gati 300 milionë në vit për të bindur lojtarin më të fortë në botë. Por tani Messi duket më i bindur se kurrë për të rinovuar me PSG, me të cilët fitoi një Ligue 1 dhe një Superkupë të Francës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *