• |
ide | kryesore

Video/ Pearce kishte shkruar keq për Liverpool, Klopp e kthen personale: refuzon live t’i përgjigjet gazetarit

-Instant, Sport, Video
Pearce



Liverpool pëson një tjetër humbje në Premier League përballë Wolverhampton. I pajustifikueshëm 3-0 i pësuar nga Reds. E kuptueshme që, kjo situatë, gjeneroi edhe zemërimin e teknikut Jurgen Klopp. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse trajneri gjerman pati një sjellje të pazakontë ndaj gazetarit James Pierce në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Në fakt, Klopp nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje, duke shpjeguar se nuk i pëlqente të vihej në dispozicion të të intervistuarit. Klopp e trajtoi si një cështje personale, për shkak të disa gjërave që gazetari kishte shkruar më parë për Liverpool. James Pearce, gazetari në fjalë, shkruan për Athletic. Ai nisi punën aty pas 14 vjetësh punë për Liverpool Echo, ku sigurisht mbulonte cështjet e Reds.

Lexo më tej: Video/ Liverpool pëson tre gola nga sulmi më i keq i kampionatit: United afrohet kërcënueshëm me City

I pyetur për impaktin e Reds ndaj lojës, si një problem i vazhueshëm këtë sezon, Klopp tha: “Është shumë e vështirë të flas me ty, nëse jam 100% i sinqertë. Preferoj të mos e bëj”. Dhe përsëri: “E di, pas gjithë atyre gjërave që ke shkruar, nuk do të doja të të përgjigjesha ty. Nëse dikush dëshiron të ketë një përgjigje për këtë, mund të më bëjë të njëjtën pyetje dhe unë do të përgjigjem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *