• |
ide | kryesore

Korça pushtohet nga i ftohti dhe bora

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Korçë,

Qarku i Korçës është përballur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar me reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta, që më pas u pasuan me ulje të ndjeshme të temperaturave.


Trashësia e dëborës ka qenë nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa temperatura mesatare gjatë natës ka qenë -8 gradë Celsius.


Sakaq, Mësohet se janë marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve duke u angazhuar 10 mjete borëpastruese, ndërsa mjetet e udhëtarëve janë këshilluar të përdorin gomat dimërore.

Reshjet raportohet se kanë prekur akset: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe rrugët pranë Dardhës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.