• |
ide | kryesore

Ndryshimet në media/ Pse Juli Krisafi shkel syrin e majtë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
ABC syri majte



Ditët e fundit ndjekësit e TV që transmetojnë 24 orë lajme vunë re “zhdukjen” e spikeres Juli Krisafi që prezantonte emisionin kryesor në Syri TV. Pa pritur dhe pa asnjë shpjegim ajo u zëvendësua nga kolegja e saj Armela Ferko. Por nuk kaloi shumë dhe Krisafi u shfaq në një ekran tjetër, ku prezantohej me një spot, sa provokativ po aq edhe të çuditshëm.

Portreti i spikeres ndahet më dysh, në ekran shkruhet me gërma “syri i djathtë” dhe disa fragmente më pas, në mënyrë domethënëse ajo shkel syrin e majtë.

Shikoje videon ketu 

Mesazhi është i qartë. Ashtu si opozita ka prej kohësh një TV të sajin, tejet kritik me qeverinë dhe që i jep hapsirë politikanëve të saj, po ashtu edhe qeveria duhet të ndërtojë ABC- në si një mjet të vetin të propagandës.

Prej kohësh, megjithëse dominon me dorë të hekurt ekranet kombëtare dhe pjesën dërrmuese të mediave, celula propoganidistike e Edi Ramës kishte planifikuar krijimin e një mediaje alla “Fox New-s” e cila duhet të shërbente si pushkë në duart e qeverisë. Kjo mundësi u gjet pasi biznesmeni Klod Allajbeu vendosi të shesë ABC-në tek familja milionere kosovare “Devolli grup”.

Transaksioni i pa deklaruar publikisht që përflitet në shummën rreth 3 milionë euro u duk në fillim normal. Devolli, që ka dhe pronësinë e televizionit më të madh në anën tjetër të kombit, Klan Kosova, i thirri drejtuesit e ABC-së në Prishtinë për të lajmëruar fillimin e një epoke të re, po aq të lavdishme dhe të suksesshme sa historia mediatike që vazhdojnë të kenë në Kosovë.

Lexo më tej:

Lufta e TV/ Ata që kanë braktisur ekranet tradicionale për një projekt të ri

Por, papritmas gjithçka ndryshoi. Në krye të ABC u vendosën njerëz totalisht anonimë mediatikisht, që deri në atë kohë qenë marrë me raklama spitalesh. Dhe papritmas drejtues emisionesh dhe gazetarë filluan të largohen nga puna. Pushuan drejtorin Andi Tela, po ashtu drejtuesin e emisionit politik, “Log”, Endri Xhafo, censuruan dhe më pas hoqën nga programi humorin investigativ të “Piranjat”, e Florian Binajt dhe Arilena Arra, mbyllën emisionin politik “Vetting”, të Luli Prognit dhe larguan së fundmi edhe gazetaren Juli Xhokaxhi.

Pra një tërmet në redaksi vetëm në pak javë. Një pjesë e mirë e atyre që kanë dalë nga dera e ABC-së, apo kanë kapërcyer së fundi pragun e saj dëshmuan, për Lapsi.al, se këto lëvizje janë bërë të gjitha me miratimin e shefit të zyrës së shtypit të Ramës, Endri Fuga, i cili njihet zyrtarisht edhe si kryeredaktori i lajmeve të kësaj TV-je. Deri më tani Fuga ushtronte “ndikim të butë” me rezultate të forta në pothuajse të gjitha redaksitë e lajmeve, por tani bën edhe realisht drejtimin ditor të punës në ABC. 

Ky ndryshim në pronësi u shoqërua edhe me dy risi. Së pari, ekrani i ABC u mbush me publicitet. Së dyti aty u rekrutuan emra të njohur. Sokol Balla mori drejtimin e redaksisë, ndonëse emisionin politik vazhdon ta bëjë në në “Report Tv”, të Carlo Bollinos. Arian Çani startoi këtë të premte me Zonë e Lirë”. Artur Zheji u largua nga mediat e goditura nga Rama, të Focus Grup të Irfan Hysenbelliut, njësoj siç pati bërë me Orën e Ylli Ndroqit, për të lidhur konratë me ABC. 

Së fundi, këtë bëri edhe Juli Krisafi duke shkelur syrin e majtë dhe duke dëshmuar një lehtësi marramendëse, se si dikush mund të bëjë pa kokçarje, brenda një muaji edhe atoporlantin e opozitës edhe atë të qeverisë. Publiciteti i sapo shfaqur, të cilit ajo i vuri fytyrën, nuk paralajmëron vetëm se tani do kemi një ekran kamikaz të qeverisë, por mbi të gjitha, se ky batak mediatik, po i shndërron edhe gazetarët në papagallë që përsërisin me besnikëri mesazhet e atij që i paguan, sado kundërthënëse të jenë ato.

Prandaj Juli Kristafi që deri tani na e luante nga e djathta, na shkel pa gajle syrin e majtë. 

©Lapsi.al       



42 Comments

  1. Po me Juli Krisafin c’patet?!

    Duhet t’ju japi llogari juve se pse shkon te punoje diku?!

    Juli me kete levizje qe beri tregoi qe eshte shume profesioniste.

    Ose e thene ndryshe: it’s not personal, just business! 😉

      1. Po pra, sa te hapet sirtari… dmth sipari!

        Nga i pari!

        Qe deri tani e ka ngrene sa kari.

        PS: Lajeni bycen mire ne daten 11. 😉

      1. Gojaxhija juli eshte sebepi. Ne fakt rama bleu abc
        Eshte afer mcn
        Irfani do shes bythen perseri
        Topin dhe vizionin i ka si uturak
        Ora news e ka bo zap me farudin arapun e fajdeve

        Ka vetem nje tv jashte kontrollit dhe 2 apo 3 portale

        Dhe mos i jep te drejte po deshe kur u thote media kazan. I ka kazan-uturakun e tij vetjak ramuti

    1. gjobe qe lapsi i ve nje medie tjeter dhe Skullaku ka konflikt interesi per sa kohe ka qene drejtor i ABC news

    2. LLapsi…… Pse nuk thoni te verteten.
      SHUMICA E PUNOJSVE, TE syrit, tv. KAN 4 MUAJ PA U PAGUAR. Ne rastin me te mire kan mare 30% te rroges.

      1. O interist , nuk na ka plas noi her se kush i lexo lajmet. Juli apo babaramo erjona shehu apo grida duma

        Kazani i medias u zgjerua me abc para disa muajsh. Kaq

    1. U mundua të imitonte ca kohë Ilvën , te syri net , por i doli huq , u kthye ke baza . Punë kurvash , gjell çorbë qen Rame.

  2. S’me ka pelqyer ndonjehere si spikere kjo!I jepte lajmet sikur ishte live nga fronti!

    Gjithsesi who give a shit! Susksese ne jete.

  3. Shi shi, patronazhistet e PD-se.

    Tani qe iku nga Syri, nuk iu pelqen me Juli!

    Ku bo Juli? S’bo 2 leke!

    Qimi e mbante se i vinte keq! 😀

  4. O zoteri ! Juli eshte spikere dhe shkon atje ku e paguajne me mire.
    – Tradhetoi Qim Peken? Qimit po i mbarohen parate.
    Gazetari, spiker, i cili lexon lajmet nuk duhet te kete bindje politike . Ai lexon si robot cfare i vendosin perpara dhe nuk shton asgje nga vetja.
    Tregojne se Hitleri i mori daktilografistet dhe i pyeti me radhe mbi ate qe kishin shtypur 5 ditet e fundit.
    Ato qe i mbanin mend te gjitha materialet e kaluara neper duar, i pushkatoi.
    Ato qe mbanin mend nje apo dy ditet e fundit , i burgosi.
    Ato qe nuk mbanin mend asgje nga dokumentat qe kishin shtypur, i mbajti ne pune dhe i shperbleu.
    Edhe Juli, shet zerin atje ku ja blejne me shtrenjte……

  5. O Jorge akoma shkruan !Shko bej punen qe e ben mire po te presin grate e Sulltan hat remit😤🤑!!Merri mire ere se nuk lahen mire ta kam thene beje mire punen!!Parfumin hidhja mbasi te lahen mire me sapun ok😤. Me cfare te paguajne tani Grate e harrem Sulltanit Mos prano letra merri diamante dhe gold ok 👌

    1. Ke qejf te lexosh patronazhiste Foltorist si ty.

      Fjali me nota egzotike, aroma kanelle dhe erezash indiane, avuj banjosh turke, copa mendafshi te hedhura mbi lekura te ulura ne tapete persiane… Me duket vetja si Aleksandri i Madh, (se edhe ai me origjine pellazge ishte), ne harremet e Darios. A je ti valle Efestioni?!

  6. Jeni gabim ne fakt sepse kur fotografohesh kamera ka efekt pasqyre, pra Juli mund te kete shkelur syrin e djathte! Plus emisioni i Arian Cani eshte ne ABC, dhe dihet fare mire inati qe ka ai per pushtetin.

  7. Ishte thjesht merkato e dimrit.
    Tekstin qe shkruajne redaktoret do lexoje Juli Krisafi.
    Krisafet dihet qe jane te majte, qe nga Ksenofoni, Perikliu, Androniqi, Persefoni etj.
    Problemi eshte se cfare i duhet qeverise nje televizion plus kur ka gjithe syte e dynjase?
    Vetem sy te kene shqiptaret, te paster , te lare, me ose pa sklepa sidoqe te jene. Ndoshta ndonje te vertete ne te rralle do ta thote.

  8. Ç’rëndësi ka se iku. Çar ndryshon të Syri? Nëse linja editoriale është pro opozitës kundër Ramës do ngelet e tillë.Me Krisaf e pa Krisaf nuk ndryshon asgjë.Iku Krisafi do vi dikush tjetër.

  9. Ka kohe qe tregu i zi per analiste e gazetare funksionon pa u permendur e komentuar nga ata qe cdo mbremje bejne tryezat politike.

    Pas komenteve te pagave marramendese dhe gazetareve te paguar nga inceneratoret, sundoi heshtja, por filloi shitja e televizioneve shpejt e shpejt.

    Kjo eshte pasqyra e vertete e “medias se lire” shqiptare, nje histori ku gazetareve nuk u ka mbetur vec te shesin fytyren nga nje ekran tek tjetri…

    1. Gazetaret mund te shkojne te punojne ku te duan, por duke ruajtur koherencen. Artur Zheji, Ylli Rakipi jane shembujt me tipike te gazetareve satelite te qeverise, sidomos Artur Zheji. Ylli Rakipi ne intervisten e fundit me Ramen, i vuri qilimin e kuq dhe nderhynte ne menyre flagrante kur flisnin Sejamini dhe Abilekaj. Nevesitese. Ndersa Zheji me ato floriturat prej “filozofi” ben servilin e kamufluar.

  10. kjo opozitë që sot çirret, dje lobonte sa në Gjermani, sa në Holandë e sa në Francë, me miqtë e tyre të Partive Popullore, që parlamentet e këtyre vendeve të mos miratonin hapjen e negociatave BE – Shqipëri. Aq fortë kanë lobuar në këtë drejtim duke nxirë punën e qeverisë e të kryeministrit Rama, saqë ua kanë kaluar edhe lobimeve serbe për mosnjohjen e Kosovës.Bushati pranoj qe ne analistet e tv te rames marim para rublash nga shkelzen berisha dhe Juli bukes buke i thote o shpellkare e cecene te salihut

    1. Po arqen arixhiu vazhdon ti qije motrat patronazhistave dhe grate socialistave. Alqisbaltas taos pallaskaris oqi jorgos bythas braces varisloqes julis manasterqius iliris debilis beqes…

  11. Vlera kryesore e shqiptarizmes eshe mercenarizmi,historia jone e lashte dhe postmoderne e verteton me se miri shqiptari e konsideron veten mall dhe shitet e blihet si mall nuk ka vlera dhe identitet, prandaj jemi aty ku na takon te jemi, dhe jemi krenare per ate çka jemi ,…Albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *