• |
ide | kryesore

“Në dhjetor mund të isha larguar”. Mourinho zbulon prapaskenën e ‘ngel në klasë’ një lojtar: ja cili është

-Instant, Sport
Mourinho



Roma rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve të hidhura (Napoli dhe Cremonese). Jose Mourinho, duke folur para mikrofonave pas ndeshjes, ka dashur të përgëzojë skuadrën për lojën. Në veçanti Abraham, që shënoi dygolësh në Olimpico, që i mungonte nga gjysmëfinalja e Conference kundër Leicester sezonin e kaluar: “Fillimisht ai ka pasur një kohë të vështirë. Edhe pse nuk shënon, këtë vit ai ka dhënë një kontribut të madh. Në pjesën e dytë ai bëri gjithçka: presion, kompaktimin e ekipit, kërkimin e thellësisë”. E megjithatë, portugezi ngel në klasë një tjetër, Ola Solbakken.

Special One pastaj zbuloi një prapaskenë që në Romë e kishin nuhatur, por kryqëzonin gishtat të mos ndodhte: “Mendoj për çdo ditë, mund të isha larguar në dhjetor, por qendrova këtu. Kjo është jeta ime, çdo ditë, çdo ndeshje. Ndonjëherë duket se jemi në vështirësi, thuajse në situatën për të shkuar në Serinë B. Përkundrazi, jemi aty përpara, së bashku me ekipe të tjera që janë shumë të forta”.

Mourinho ka dhënë edhe një mesazh direkt për tifozët që kritikuan Romën, veçanërisht pas eliminimit të saj në Kupën e Italisë nga Cremonese: “Është e vështirë të bësh gjëra të rëndësishme me më shumë ndeshje në javë. Disa tifozë nuk e kuptojnë, por është normale. Ata kanë një profesion tjetër. Njerëz nga shtypi ose më mirë nga rrjetet sociale, Twitter apo diçka tjetër bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Unë jam me lojtarët e mi”.

MOURINHO ‘LIKUIDON’ SOLBAKKEN

Kjo deklaratë megjithatë nuk i përket Ola Solbakken, që ndoqi një tjetër ndeshje si spektator pa pagesë. José Mourinho shpjegoi arsyet e një tjetër përjashtimi të norvegjezit në konferencën për shtyp pas ndeshjes: “Solbakken nuk e kemi blerë. Ai është një djalosh që nuk arriti as në periudhën përgatitore dhe mund të stërvitej dhe të kuptonte ekipin. Erdhi nga 1 janari. Një djalë që nuk kupton njësoj si djemtë e tjerë. Nëse më duhej të bëja një ndryshim, përpiqem të luaj me të njëjtën dinamikë dhe strukturë me atë që po bënim me Dybala. Skuadra ime ka pak karburant. Nuk dua të rrezikoj me një lojtar që nuk di dallimin mes 5-3-2 dhe 3-4-1-2. Vjen nga 4-3-3. Ai duhet të mësojë të luajë me ne”.

Lexo më tej: Shtypi e masakron, e ardhmja e Kumbullës te Roma e kompromentuar, Mourinho: “Pjesa e parë tmerr”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *