• |
ide | kryesore

Pas tumorit rigjeti golin, Haller rrëfen emocionet: “Nuk mendova asnjëherë se do të vdisja”

-Instant, Sport, Video
Haller

Në ndeshjen e Borussia Dortmund kundër Freiburgu, Sebastian Haller shënoi golin e tij të parë, pasi qendroi larg fushave për gjashtë muaj. Sulmuesi tani është kthyer në lojë me vazhdimësi dhe në 3 ndeshje shënoi një gol dhe një asist. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë kaloi muaj të tërë duke luftuar një tumor malinj në testikul. Për ta bërë Haller u operua dy herë, por në fund e mposhti.


Dhe dje, e shtunë 4 shkurt, dita botërore e luftës kundër kancerit, ai u rikthye në tabelën e golashënuesve. Kjo është hera e parë që ndodhte që nga veshja e fanellës së Borussia Dortmund. I gjithë Ëestfalestadium i Dortmundit festoi gëzimin e parë të sulmuesit të tyre. Haller mund ta ndihmojë skuadrën të kualifikohet në Champions League, e ndoshta edhe në luftën për titull. Në Bundesligë, për momentin, Dortmund, Bayern Mynih, Leipzig dhe Union Berlin janë të gjitha të ndarë nga pak pikë.



NUK MENDOVA KURRË SE DO TË VDISJA

Në fund të ndeshjes, Haller ka dashur të dërgojë një mesazh të fortë: “Nuk kam menduar kurrë se do të vdisja, por i këshilloj të gjithë të kontrollohen. Mund të jetë vendimtare”.

Lexo më tej: Dy operacione e katër cikle kimio, Haller rrëfen makthin e sëmundjes: “Trupi im ishte shkatërruar përbrenda”

Kohët e fundit, sulmuesi ka rrëfyer shpesh luftën e tij kundër sëmundjes, që e detyroi të ndalonte sapo u transferua në Dortmund nga Ajax: “Për secilin nga katër ciklet e kimioterapisë që iu nënshtrova, më duhej të kaloja disa ditë në shtratin e spitalit – tha Haller për Bild -. Simptomat ishin të pakëndshme. Kam humbur shumë lëngje, prandaj edhe disa kilogramë. Kisha probleme me stomakun dhe nuk mund të kënaqesha duke ngrënë. Kur shkova në shtëpi, gruaja ime më dha disa mesazhe nga mamaja, babai, vëllai dhe motra ime. U emocionova shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *