• |
ide | kryesore

Shpëtimi vjen nga Turqia, por Zaniolo ka vetëm tre ditë kohë: sondazhe të Galatasaray e Fenerbahce

-Instant, Sport
Zaniolo



Çështja Nicolò Zaniolo është kryefjalë te Roma. Në fakt, një zgjidhje e minutës së fundit për konfliktin mes lojtarit dhe klubit mund të vijë nga Turqia. Në detaje, sipas Sky Sport, Galatasaray dhe Fenerbahce janë ofruar për sulmuesin në orët e fundit. Të dy klubet janë shumë të interesuar për Zaniolo, por për momentin ka një distancë në krahasim me sondazhet e para të mbërritura nga Turqia. Merkato në Turqi do të mbyllet më 8 shkurt dhe për momentin te verdhekuqtë kanë mbërritur vetëm oferta për huazim. Formulë që në Trigoria vazhdojnë të mos e marrin në konsideratë. Roma dëshiron ta shesë numrin 22 me titull përfundimtar.

Situatë që mban gjithçka pezull në pritje të zhvillimeve të reja. Duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të Gala dhe Fenerbahce, nuk mund të përjashtohen lëvizje të reja. Manovra që padyshim do të duhet të përballen edhe me vullnetin e lojtarit, i cili në këtë pikë mund të detyrohet të bëjë vlerësime të ndryshme, në krahasim me ato të bëra pas ofertës së Bournemouth. Pa harruar se ka vetëm 3 ditë kohë.

Lexo më tej: Zaniolo nuk kërkon ndjesë, tani Roma duhet të vendosë nëse do ta përfshijë në listën Uefa

JA SI JANË GJËRAT…

E vetmja gjë e sigurt, tani për tani, është se në frontin Zaniolo, Roma nuk ka ndërmend të bëjë hapa prapa. Për këtë çështje, e ka diktuar vijën qëndrimi i ashpër i Friedkin. Lojtari do të largohet nga kryeqyteti vetëm në mënyrë të përhershme dhe të paktën për të njëjtën shumë të ofruar nga Bournemouth. Kushte që nuk lënë vend për negociata dhe që e komplikojnë dukshëm pozicionin e Zaniolo. Tani jashtë projektit verdhekuq, lojtari rrezikon të mos dalë më në fushë deri në fund të sezonit. Hipotezë që nuk do t’i shkonte askujt për shtat, por që Roma duket se nuk e konsideron problem. Për Zaniolo shansi i fundit vjen nga Turqia, por rruga edhe në këtë rast duket qartësisht e përpjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *