• |
ide | kryesore

“Ti je i skaduar”: Muriel i tërbuar me arbitrin Marcenaro, pas dy kartonëve të kuq ndaj Atalantës

-Instant, Sport
Marcenaro



Atalanta është tërbuar me arbitrimin e Marcenaro, që e pa të luante me 9 lojtarë. Arbitri përjashtoi fillimisht Maehle për një faull të dyshimtë në pjesën e parë. Edhe pse duhet thënë se kartoni i kuq erdhi pas ndërhyrjes së VAR, me Marcenaro që i kishte dhënë fillimisht vetëm karton të verdhë. Në fund të ndeshjes pastaj erdhi edhe kartoni i kuq për Muriel, pas një proteste për një goditje këndi të mohuar.

Pas marrjes së kartonit, sipas redaksisë së Dazn që analizoi leximin e buzëve gjatë debatit, fluturuan fjalë të rënda. Kolumbiani i është drejtuar arbitrit Marcenaro, duke i thënë: “Ti je i skaduar”.

Lexo më tej: Video/ Atalanta e mbyll me 9 lojtarë, Laurienté i jep fitoren Sassuolos: ja rezultatet e Serie A

DIONISI: “SHFRYTËZUAM SUPERIORITETIN NUMERIK”

“Luajtëm kundër ekipit më në formë së bashku me Napolin. Në njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë luajtëm mirë, pastaj shfrytëzuam epërsinë numerike. Patëm shanse dhe më pas kemi cilësi përpara. Fatmirësisht ia dolëm të merrnim epërsinë dhe ta menaxhonim atë. Jemi të lumtur sepse më pas llogaritë dalin. Thjesht duhet të kesh ekuilibër në momentet më pak pozitive dhe më pas ta ruash në ato më pozitive”. Këto janë komentet e trajnerit të Sassuolo, Alessio Dionisi, në mikrofonat e Sky Sport. Pas suksesit të arritur ndaj Atalantës ai nuk ka dashur të komentojë arbitrimin e Marcenaro. “Ndeshjet si kjo të bëjnë mirë, ajo e mëparshme (me Milanin) si dhe ajo me Monzën – shtoi ai -. Ishte një skuadër e madhe, që ndihmoi njëri-tjetrin. Ata bënë gjithçka mundën edhe pse vuajtëm pak në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *