• |
ide | kryesore

Video/ Arratiset Barcelona me Jordi Alba, Gavi e Raphinha: Sevilla dorëzohet në pjesën e dytë

-Instant, Sport, Video
Jordi Alba



Javë vendimtare në La Liga. Real Madrid humbi 1-0 në Mallorca dhe zbriti në -8 nga Barcelona, e cila mundi 3-0 Sevilla në javën e 20. Xavi mposht andaluzianët në pjesën e dytë falë golave të Jordi Alba (58′), Gavi (70′) dhe Raphinha (79′). Një tjetër humbje për Valencia, e mundur 1-0 nga Girona. Rrëzohet edhe Real Sociedad me Valladolid triumfues 1-0 në Anoeta.

Barcelona përfitoi plotësisht nga humbja e Real Madrid dhe me një pjesë të dytë të shkëlqyer mundi 3-0 Sevilla. Blaugranat fluturojnë +8 ndaj formacionit të Ancelotti. Vuajtje për katalanasit në pjesën e parë, me bllokun andaluzian që rezistoi. Vendasit nuk mund të kalonin mbrojtjen kundërshtare dhe 45 minutat e para u mbyllën pa gola. Megjithatë, pak para një ore lojë, ndeshja u zhbllokua. Kessié me shpinë nga porta dha një pasim brilant për Jordi Alba, që me një diagonale perfekte mposhti Bono.

Lexo më tej: Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e humbur e Asensio fundosin Blancos

Janë tetë minutat, mes minutave 70 dhe 78, që i dhanë zyrtarisht arratinë Xavi. Krosimi i Raphinhas përshkoi të gjithë zonën dhe Gavi, nga disa hapa larg, shënoi dyfishin katalanas. Ishte ish-sulmuesi i Leeds ai që mbylli ndeshjen, duke shënuar pas një asisti të Jordi Alba. Përfundoi 3-0: festë blaugrana dhe +8 ndaj Real Madrid. Serviret arratisja e parë reale e La Liga 2022/2023. Fitorja e pestë radhazi për skuadrën e Xavi, që deri më tani ka grumbulluar 53 pikë nga 60 në dispozicion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *