• |
ide | kryesore

Video/ Bayern Mynih kthehet në krye të Bundesligës, 4-2 ndaj Wolfsburg: triumf edhe për Werder Bremen

-Instant, Sport, Video
Bayern



Në javën e 19 të Bundesligës, Bayern Mynih fitoi 4-2 ndaj Wolfsburg dhe kundër-parakaloi Union Berlin në krye të tabelës. Për bavarezët (me 10 lojtarë në pjesën e dytë për përjashtimin e Kimmich) një super Coman. Dygolësh për francezin, ndërsa pokerin e kompletuan Muller dhe Musiala. Golat për vendasit u shënuan nga Kaminski dhe Svanberg. Fiton edhe Werder Bremen, që bëri goditjen në Stuttgart 2-0, me golat e Stage dhe Ducksch.

WOLFSBURG-BAYERN MYNIH 2-4

Gjithçka e lehtë për Bayern Mynih, që fitoi në Wolfsburg 4-2. Formacioni i Nagelsmann shënuan tre gola në 20 minutat e para. Në minutën e 9′ Coman zhbllokoi ndeshjen, me një goditje krosim të pandërprerë nga Casteels. Anësori francez i Bayern u rikthye protagonist në minutën e 14′, duke shënuar 2-0 me një goditje të fuqishme. Asist i të porsaardhurit Cancelo. Në minutën e 19′ erdhi goli i 3-0, me goditjen me kokë të Muller në goditjen e lirë të Kimmich. Në fund të pjesës së parë (44′) vendasit dhanë shenja jete. Kaminski nënshkroi 3-1 me asistin e Paulo Otavio. Në fillim të pjesës së dytë, ndeshja rrezikoi të ndryshojë, pasi bavarezët mbeten me dhjetë lojtarë. Në minutën e 54′ Kimmich merr kartonin e dytë të verdhë. Vendasit tentuan të përfitojnë nga epërsia numerike, por Bayern shëno përsëri në minutën e 73′ me Musiala. Dhjetë minuta nga fundi Svanberg bëri rezultatin 4-2, por Ujqit nuk arritën më shumë. Përfundoi 4-2. Bayern arriti në 40 pikë dhe rikthehet në krye të renditjes, +1 ndaj Union Berlin. Wolfsburgu mbetet në 29 pikë.

Lexo më tej: Neuer sulmon Bayern Mynih për të mbrojtur mikun “spiun”: Kahn replikon në mënyrë të ashpër

STUTTGART-WERDER BREMEN 0-2

Fitore e rëndësishme jashtë fushe për Werder Bremen, e cila fitoi 2-0 në Stuttgart. Lojë e ekuilibruar në 45 minutat e para, me vendësit që krijuan shumë përpara. Por e patën të vështirë për të gjetur finalizimin. Ekuilibri u prish në pjesën e dytë, kur në minutën e 58′ Bremen kaloi në avantazh me të majtën e Stage, pas rrëmujës së mbrojtjes. Vendasit kërkuan menjëherë golin e barazimit, por në minutën e 77′ mbërriti perla e 2-0 e nënshkruar nga Ducksch që mbylli ndeshjen. Një gjuajtje me të djathtën në kryqëzimin e shtyllave. Përfundoi 2-0 për miqtë, me Werder që ngjitet në 27 pikë në renditje. Stuttgart mbetet i mbërthyer në kuotën 16, në luftë të plotë për të mos rënë nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *