• |
ide | kryesore

Video/ Vicario, çmenduri pritja e trefishtë e portierit të Empolit: Bayern hedh sytë nga ai

-Instant, Sport, Video
Vicario



Roma fitoi 2-0 përballë Empolit, për javën e 21′ të Serie A, por pavarësisht humbjes, protagonist absolut i ndeshjes ishte Guglielmo Vicario. Portieri bëri një pritje të trefishtë të bujshme ndaj sulmuesve të Romës. Gjithçka nisi nga një goditje nga këndi, ku verdhekuqtë shkuan shumë afër 3-0. Krosimi i Pellegrini mbërriti te Dybala, që goditi me të majtën, por Vicario ishte gati. Topi u kthye te Mancini, që devijoi me të djathtën, por portieri i Empolit, i mohoi Romës golin në vijën e portës. Mbi topin, vërshon Tammy Abraham, që nga fare afër goditi me kokë me Vicario përtokë. Por portieri u bë si Superman, duke kryer një ndërhyrje jashtë të zakonshmes.

Në finalizimin e sulmuesit anglez, ish-portieri i Cagliarit e zmbrapsi goditjen me kokë me taka, duke qenë i rrëzuar. Një shpëtim i mrekullueshëm i trefishtë që dëshmon, vlerën e madhe të Guglielmo Vicario.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fanta Boom (@fanta__boom)

VICARIO NË SHËNJESTRËN E BAYERN

Guglielmo Vicario në muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve më të mira në Serie A. Por admiruesit e portierit nuk mungojnë edhe jashtë saj. Më seriozisht duket se e ka Bayern Mynih, që po mendon ta marrë portierin e Empolit në Bavari në verë. Drejtori sportiv i toskanëve Pietro Accardi foli për Corriere dello Sport për situatën e portierit: “Flitet shumë për të jashtë vendit, por tani po e shijojmë ne. Ai është një lojtar fantastik dhe një person i mirë. Ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet, duhet ta shihni se si stërvitet. Uroj që të marrë gjithçka që ëndërron, ai e meriton të arrijë majat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *