• |
ide | kryesore

Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Sali Berisha foli për skandalin Rama-McGonigal gjatë takimit me kandidatët e opozitës për kryetar bashkie. Lideri i opozitës tha se duke korruptuar zyrtarin e FBI-së për interesat e tij politike, Edi Rama i nguli thikë pas shpine SHBSA-së dhe NATO-s, në fushën e sigurisë.

“Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë. De facto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore.

Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat.

Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar.

Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova … Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, sicc është Edi Rama. Këtë ai e harron.

Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera”, u shpreh Berisha.



10 Comments

  1. Sale na ke ca karin por kur them na ke ca trapin perdite ne tv bej i dit pushim o kokrra cecenit se kemi dhe punet tona

  2. Jeni bere politikane qe nuk shifeni me sy. Sapo hap tv del Berisha,Rama ose Meta tre politikanet me te urryer. Tre hajdute,tre komuniste dhe po the kete i ke thene te gjitha te keqijat.Zoti ju ardht hakut.

  3. Jo sala eshte ma i miri.
    Ai na solli demokracin.
    Ai mposhti regjimin komunist.
    Dhe tani po perleshet me sorrosin, dhemb per dhemb.
    Ai do kapi prej fyti dhe ameriken e do ta bej per nje lek. E do i kerkoj llogari ne gjykat te Parisit.
    Ooo sali berisha ai. O budallenj.

  4. Per ke mundoheni e beni shkrime
    Per Edvin Mafien cope muti,
    Qe me dredhi e mashtrime,
    Shqipnine n’qorrsokak e futi?!

    Jo or miq moren fund mashtrimet
    Sepse n’dore e mori FBI-ja
    Ju vazhdoni me tridhimet
    Edvin Mafia ka me ik vrap si dhia!

    Tashme dihet boterisht
    Nuk ka nevoje per lexim
    Po ju’a them saktesisht
    Ai ka vjedhe pensionin tim!

    Ju vazdoni me cecen e shpellar
    Se keshtu Edvin hajduti Ju ka m’su,
    Dhe,zoti ose dreqi ua prifte mbare
    N’gjiriz bashke me te keni me shku!

  5. Shpellari…. Mbaji mend keto qe shkruan. Se te njetat do shkruash edhe te pakten per nja 10 vjet.
    Jeni ber aq te merzicem. Sa as nuk ja vlen te komentosh per ju.

    Keni 10 vjet…. Ja prisni dhe pak. Ja erdhi dita. Tik tak tik tak ora po afron. Rama ik. Do bini vet nga pushteti i madh. Cadra e liris. Basha kryeministri i ardhshem. Lufta tani fillon. Ta shikoni tani nga berisha. Kryengritje ne korrik. Revulucuoni i shtatorit.
    Lufta finale e janarit.
    Dhe keshtu do vazhdoni e sigurt deri ne 2029. Me pas nuk di te them.
    Po per nje gje dua tju pergezoj. Paskeni nerva çeliku.

    Shpresoj mos te ndrosh nicname. Ne 14 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *