• |
ide | kryesore

Bërnabiç kërkon falje për cilësimin e Kosovës Republikë: Gabim i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast kishte të bënte me gabim gjatë përkthimit.

Bërnabiç tha për Radio Televizionin e Serbisë tha se gabimi kishte ndodhur në përkthimin në gjuhën angleze. Ajo tha se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”.

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Bërnabiç tha se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për media në Qeverinë serbe, prandaj ajo shtoi se do të ketë pasoja për punëtorët që lëshuan këtë gabim.

Kryeministrja serbe tha se kjo përmbajtje është larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe.

“Nuk mund të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj. Por, më vjen keq që kjo po përdoret nga opozita për të fituar poenë politikë”, tha Bërnabiç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *