• |
ide | kryesore

Çështja McGonigal/ Kujt ti besojmë CNN amerikan apo Bollinos italian?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bollino rama mcgonigal



Shtypi botëror dhe sidomos ai amerikan janë bombarduar me shkrime për skandalin McGonigal dhe lidhjen e ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së me kryeministrin shqiptar. Por sa më shumë dalin fakte të reja përtej Atlantikut, aq më tepër mundohen ta relativizojnë këtë aferë gardistët e fjalës pranë Edi Ramës. Njëri prej tyre që ka shkëlqyer me zellin e tij këto ditë, është edhe italo-shqiptari Carlo Bollino. Një një editorial të titulluar:  Çështja FBI, drejtësia amerikane dhe inkuizicioni barbar i Berishës dhe Metës ai me një sërë spekulimesh mundohet ta shfryjë skandalin duke e paraqitur si një shpikje të krerëve të opozitës.

Lexo me tej:

New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Lapsi.al ka marrë vetëm një nga shembujt manipulativë të analizës së Bollinos, ku ai thotë se lidhja mes McGonigal nuk u mbajt sekrete nga Rama. Ndonëse nuk i bëjnë përshtypje faktet se ambasada nuk u njoftua, se akuza thotë që takimet iu mbajtën sekrete FBI-së, se Rama rrallë ndonjëherë nuk botoi gjë në rrjetet e tij sociale, Bollino shkruan: ” Sa i takon marrëdhënieve të tij me Edi Ramën, gjithnjë New York Times kritikon akuzën kryesore të bërë nga Gran Giuri ndaj agjentit të FBI-së, pra që kishte fshehur këtë marrëdhënie njohje: Sipas të përditshmes amerikane Charles McGonigal i shkruante Ramës duke përdorur e-mailin e tij zyrtar dhe komunikonte me numrin e telefonit zyrtar (mjete komunikimi që Byroja mund ti verifikojë) dhe të paktën një herë, Rama me ftesë të Mc Gonigal, ka vizituar edhe selinë e FBI-së në New York duke ja prezantuar kolegëve të tjerë. Mbi çfarë bazohet pretendimi se kjo marrëdhënie njohje ishte mbajtur sekrete”?

Andi Bushati: Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

Pra sipas italo shqiptarit Bollino lidhja ka qenë zyrtare dhe publike. Por ai manipulon në dy pika. Së pari sepse direkt pas paragrafit që ai ka vendosur të shkëpusë nga konteksti, NYT shkruan: “Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte zoti McGonigal për ato udhëtime dhe takime, ato mund të kenë shërbyer si mbulesë për aktivitete të dyshimta”. Por më tej në një artikull të kësaj të hene CNN nuk ka më dyshime kur flet për :”raportin sekret që ai (McGonigal-shënim i Lapsi.al), mbante me kryeministrin e Shqipërisë”. Atëhere kujt ti besojmë, Bollinos që sapo ka hyrë në zyrat e reja, apo CNN? Kushdo e bën vetë zgjedhjen.  

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Ah jo. CNN thote qe agjenti e paska mbajt te fshehte takimin me Ramen. Sipas titullit te Lapsit. Se pertoj ta lexoj.

    Edhe c’lidhje ka Rama ketu?!

    1. JP shkon bën Adn se mos vallë del djali i edi drogës mor byth qirë që mbron nji kriminel nji antishqiptar hu fara tu shuftë mor derrrr koperative

      1. Edi Rama kriminel antishqiptar?!

        Po kokerr bythqiri e logjikeqiri je ti qe mbron nje spiun te Moskes si Berisha qe shkaterroi Shqiperine ne 97-en dhe sot eshte nje politikan i mbaruar dhe i diskretituar dopio non grata familjarisht nga SHBA dhe UK.

        1. Pallakaris, kujdes se mos e denojne amerikanet edhe kete shfin tend. Do detyrohesh te shkosh ne Guantanamo per t’i lepire prapanicen. Kujdes Pallakaris se ne Guantanamo te perdhunojne keqas.

          1. Nafije, kujdes sapunin Nafije. Se te paskan vene dhe emer femeror bashkevuajtesit!!! 😀

            O loqke, pozicioni i Rames dobesohet vetem nqs. del nje konkurent i kalibrit te tij ose me lart se ai. Per momentin skena politike shqiptare eshte shkretetire.

            Lere PS-ne se dakord e kontrollon Rama, por shiko andej nga PD-ja! Ke ke andej qe t’i beje konkurence?! Ke? Hiq Berishen i cili eshte tashme ceshtje e mbyllur, te tjeret i ke cope cope: zero karizem, zero tru, zero Makiavelizem, zero vizion. Zero!

  2. Njona mo llum se tjetra jane

    I besoj vetes time, qe muti i kristaqit eshte nje kerme neo-glabaliste qe shet dhe familjen per xhaxha sorren

    Si rezultat i ksaj, do ja hudhi edhe ksaj

    Por formula eshte: sa me i madh skandali qe hedh, aq me i madh debiti ke familja sorres, aq me gjate do skllaverohen shqiptaret tek sorra, me troje, burime mbi dhe nentokesore

    Por jorgaqet knaqen me i rroge ne administrate dhe BBV e Perpidhin

    1. Ca problemi ke me globalizmin ti?

      Shko bjeri ciftelise ne mal e kullot dhite e bej djath me boronica se s’te ndalon njeri.

      Mos u merr me internet se s’eshte bere per Provinciale si ju interneti. Interneti eshte globalist.

      1. O bythlepires I ripjelljes! Po pse o truthare, te gjithe qe nuk jane bythlepires si ty jane Mr Berishen e bien çiflelise. Te cililizuar te medhenj ju,manjak pushteti. Ha koçimare aty e bjeri fyellit, bageti qe vjen era kakerdhi.

  3. Pak rendesi ka se cfare thote Kar-lo Bole-ino apo Jarge Pallkari, pasi ate pune do e vendosi drejtesia Amerikane. Keto jane thjesht cicerima te paguara nga Ramazoni per te lare pak mutin me shurre si zakonisht kur plas ndonje skandal.

    1. Ky skandal eshte me i rendi nga te gjithe. Nuk hetohet nga SPAK, por nga drejtesia amerikane dhe eshte e veshtire te shpetosh. ketu nuk lahet muti me shurre, ketu lahen gjynahet me burg…

  4. Plani u tha nje here, pastaj edhe e redaktuam:

    11/02/23 (Paradite) – Hapet sipari i revolucionit

    11/02/23 (Mbasdite) – Mbyllet sipari. Revolucioni perfundon

    12/02/23 – Ekstradim

    13/02/23 – Guantanamo (dikush propozoi edhe REC-in si alternative)

    14/02/23 – Shen Valentino

    14/05/23 – Cunam, sallam, qofte, kastravac, patellxhan! Ca t’ju pelqeje dhe ku t’ju pelqeje!

  5. Hiç nuk ka lidhje o JP.Takim i fshehtë sepse thurreshin marëveshje korrupsioni.Ti agjent më kry ca punë aqe më Amerik , më hiq qafe kta të opozitës,njonin t’a tërheq me zinxhir , tjetrin ma nxirr non grada ,un te jap ca pare dhe të marrësh ca llokma nga tokat naftëmbajtëse dhe tendera.Ja pra lidhja o JP.

    1. Se ca thurreshin aty nuk ke tager ti per ta gjykuar.

      Ti mund te supozosh, mund te aludosh, mund te spekullosh, mund te shpifesh… por nuk mund te gjykosh.

      1. Ndersa ne nuk mund te gjykojme,se helbete para gjithe madheshtise tende jemi sh.te vegjel;ndersa zotrote mund te na vjedhesh e poshterosh si te te doje qejfi.
        Por ka ardhur koha te degjosh shprehjen tende te preferuar:
        S’ke pare gje akoma!

  6. Kujt t’i besojmë.Po sigurisht CNN!!Po kush është Kar.o Bole ta vesh në krahasim me një media gjigande ndërkombtare Amerikane.Dhe ka tendenca majtiste dhe kjo është kryesorja se po shikon te i majti inë diktatorin ndaj ka investiguar thellë.

    1. Si ka mundesi qe nuk e kuptoni qe jorgo eshte sulltani dora vete?
      Nuk e shihni si i ben lavde vetes,sidomos sa i pelqen madheshtia?
      U zhduk nga komentet fiks ato tre ditet qe plasi skandali dhe e mbron ne ate fare feje si do mbronte njeriu veten e tij?
      Vereni termat qe perdor,prej artisti te supozuar…

  7. nqse ka perfundu me u fut ktu dhe me u mor me robt, nji per nji, paska perfundu keq puna, duhet me i dhone i dore, se qeka ronde fare, po ronde fare ama

    eshte e mundshme ne fakt, se s’ka punu asi here, kohe ka plot

    qeveri s’ka me drejtu, eshte vete qeveria, PR ja bo centrifufa, gjeo-politiken ja po xhaxha sorra

    e mundshme

  8. Ne fakt edhe ne fb i qepet komentusve si m… pas kepuce,derisa ti dale e vetja,me ate arrogancen e tij histerike.
    Po ktu si i maskuar,ka mundesine te shprehet si i do qejfi duke bullizuar tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *