• |
ide | kryesore

Çfarë e shkaktoi dhe pse tërmeti i Turqisë ishte aq vdekjeprurës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tërmeti viktimave, Turqinë



Më shumë se 2700 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur nga tërmeti që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti, i cili goditi pranë qytetit të Gaziantep, u pasua nga pasgoditje të shumta, mes të cilave njëra ishte pothuajse aq e madh sa goditja e parë.

Pse ky tërmet ishte kaq vdekjeprurës?

Së pari ishte një tërmet i fortë. I regjistruar me magnitudë 7.8 ai klasifikohet si “i madh” në shkallën zyrtare të magnitudës. Ai u shënua përgjatë 100 km të vijës së thyerjes, duke shkaktuar dëme serioze në ndërtesat pranë kësaj zone.

“Nga tërmetet më vdekjeprurëse, vetëm 2 në 10 vitet e fundit kanë qenë me magnitudë ekuivalente dhe vetëm 4 në 10 vitet para tyre”thotë profesorja Joanna Faure Walker, drejtore e Institutit për Reduktimin e Rrezikut dhe Fatkeqësive në University College London.

Map showing the location of the two earthquakes in Turkey

Por nuk është vetëm fuqia e dridhjes që shkakton shkatërrim. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur personat ndodheshin brenda dhe flinin. Qëndrueshmëria e ndërtesave është gjithashtu një faktor.

“Për fat të keq infrastruktura në Turqinë Jugore dhe veçanërisht në Siri ka probleme. Shpëtimi i jetëve tani më së shumti varet nga reagimi. 24 orët e ardhshme janë vendimtare për të gjetur të mbijetuarit. Pas 48 orësh numri i të mbijetuarve zvogëlohet jashtëzakonisht” – thotë Dr. Carmen Solana në Universitetin e Portsmouth.

Ky ishte një rajon ku nuk kishte pasur një tërmet të madh për më shumë se 200 vjet ose ndonjë shenjë paralajmëruese. Kështu që niveli i gatishmërisë ishte më i vogël se në një rajon që është më i mësuar të përballet me lëkundjet.

Çfarë e shkaktoi tërmetin?

Korja e Tokës përbëhet nga copa të veçanta, të quajtura pllaka, që mbështeten tek njëra – tjetra. Këto pllaka shpesh përpiqen të lëvizin, por pengohen nga fërkimi me pllakën fqinje. Ndonjëherë presioni rritet dhe njëra pllakë tërhiqet papritur, duke bërë që sipërfaqja të lëvizë. Në këtë tërmet ishte pllaka arabe që lëvizte në drejtim të veriut dhe kërcente mbi pllakën e Anadollit.

Fërkimi i pllakave ka qenë shkaktar për tërmetet shkatërruese edhe në të kaluarën. Më 13 gusht 1822 kjo shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë në këtë zonë. Megjithatë, tërmeti i shekullit të 19-të shkaktoi dëme më të mëdha në zonë, me 7 000 vdekje të regjistruara vetëm në qytetin e Alepos. Pasgoditjet vazhduan për gati një vit. Edhe tani ka pasur disa pasgoditje pas tërmetit dhe shkencëtarët presin që ato të ndjekë të njëjtin trend.

Si maten tërmetet?

Ato maten në një shkallë të quajtur Shkalla e Madhësisë së Momentit (Mw). Kjo ka zëvendësuar shkallën e njohur si Rihter, që tani konsiderohet e vjetëruar dhe më pak e saktë. Tërmete deri në shkallën 5 ndihen nga njeriu dhe shkaktojnë dëme të vogla. Tërmeti turk me magnitudë 7.8 klasifikohet si i madh dhe zakonisht shkakton dëme serioze, siç ka ndodhur edhe në këtë rast. Çdo gjë mbi 8 shkakton dëme katastrofike dhe mund të shkatërrojë plotësisht komunitetet në qendër të saj.

Si krahasohet ky i sotmi me tërmetet e tjera të mëdha?

Tërmeti në brigjet e Japonisë në vitin 2011 u regjistrua me magnitudë 9 dhe shkaktoi dëme të mëdha në tokë dhe shkaktoi një cunami – i cili pasoi me një aksident të madh në centralin bërthamor përgjatë bregdetit. Tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në tokë është 9.5 i regjistruar në Kili në vitin 1960. ©LAPSI.al

Damage in Iskenderun: one image of the building before the earthquake hit and one from the aftermath.. Map showing fault lines around Turkey and Syria Strike-slip fault earthquake diagram. First image shows how rocks beneath surface contain points of weakness; second image shows how movements cause the rocks to deform; the last image shows that when stress exceeds the strength of the rock, the rock fractures along a fault..

Areas affected by earthquake near Gaziantep



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *