• |
ide | kryesore

Dështon sërish përballja në gjyq e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
reçin, Luftar



Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehurin Plaurent Dervishaj në mungesë.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Ndërkohë avokatët i kërkuan togave të zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë.

Grupi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.
Seanca e radhës u caktua për në datën 20 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *