• |
ide | kryesore

Dy operacione anti-drogë në Athinë, arrestohen tre shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy operacione anti-drogë janë zhvilluar në Athinë, ku kanë rënë në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave janë sekuestruar rreth 30 kg marijuanë.

Në operacionin e parë në Kipseli, në një banesë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 kg marijuanë, 2.4 gram kokainë, 3 peshore, 100 euro, 2000 lek, 2 celularë dhe në pranga kanë rënë dy shtetasit shqiptarë 37 dhe 38 vjeç.

Ndërkohë në një tjetër operacion, në një banesë në Agio Pantaleimona, policia sekuestroi 5.5 kg marijuanë dhe 2 celularë. Ne pranga në këtë operacion ra një 38-vjeçar shqiptar.

Ndërkohë po vijojnë hetimet, për të kuptuar nëse rrjeti i trafikut të drogës kishte një shtrirje më të gjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *