• |
ide | kryesore

Egnatia sfidon kryeqytetasen e dytë radhazi, pas 4 javësh pa fitore Partizani pret Laçin

-Instant, F1, Sport
EGNATIA



Superiorja do të kthehet në fushë jo në fundjavë si zakonisht, për shkak të ndeshjeve të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë, por e ndarë në të hënën e të martën, ku sipari i javës së 20 ngrihet me dy ndeshje në aksin Rrogozhinë-Tiranë, që vendosin edhe kreun e klasifikimit. Egnatia sfidon kryeqytetasen e dytë radhazi, pasi ndali 1-1 Partizanin. Skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë të pengojë rrugëtimin e Tiranës në krye të renditjes.

Bardheblutë kërkojnë të ringrihen në këmbë pas humbjes në Kukës, por ajo në Egnatia Arena nuk është një ndeshje e lehtë. Distanca prej 3 pikësh i lejon të kuqve të shpresojnë kapjen e kreut, sigurisht në shoqëinë e lojtarëve të Shehit. Partizani nuk fiton prej 4 takimesh në kampionat dhe ndaj Lacit Colella e ka të qartë se rrëshqitjet nuk tolerohen, sidomos duke e dituar më herët rezultatin e Tiranës. Me një skuadër të reformuar në bosht tekniku italian shpreson në impaktin e blerjeve të reja, përballë një kundërshtari që në dy fitoret e fundit ka shënuar bukurinë e tetë golave.

I treti befasues, Erzeni, shpreson që të dy kryesuesit të kenë ngadalësuar një ditë më parë, për tu afruar edhe më shumë me vendin e parë. Me 29 pikë shijakasit janë -5 nga bardheblutë dhe një fitore me Kastriotin në Kamëz sigurisht do të bënte shumë punë. Skuadra e Memës është në vështirësi të madhe duke marrë një pikë në 5 ndeshjet e fundit e tashmë e sheh veten në vendin e fundit.

06/02/23
Egnatia 13 : 00 Tirana
Partizani 19 : 00 Laçi
07/02/23
Kastrioti 13 : 00 Erzeni
Teuta 16 : 00 Bylis
Vllaznia 19 : 00 Kukësi

Lexo më tej: Video/ Tris i Partizanit, Tirana minimaliste: asnjë surprizë në Kupë, pesëshe e Kukësit ndaj Apolonisë

MBIJETESA

Sfidë mbijetesë ndërkohë në Niko Dovana, me Teutën që do të presë Bylis. Dy formacionet ndajnë zonën e rënies nga ajo e shpëtimit me dy pikë, ndaj dhe kjo përballje është shumë e rëndësishme. Bylis me 23 vjen nga dy fitore radhazi me Shensoin në pankinë, por në Durrës tekniku është i skualifikuar. Martini në anën tjetër, me 21 pikë, në 7 ndeshjet e fundit ka katër fitore, dy humbje e një barazim, duke treguar qartë se të tijtë kanë ndryshuar sjellje. Sfida në Loro Borici mes Vllaznisë e Kukësit do të mbyllë javën e 20 të marten, në një ndeshje që mund të jetë edhe për Europë, ndonëse Kukësi për momentin është në atë të rënies. Suksesi me kryesuesit e ka bindur Hallacin se blutë mund të shkojnë larg, por për këtë duhet mundur një Vllazni, që pret shpërthimin e Bekim Balajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *