• |
ide | kryesore

Fortunë kritikash për Veliajn në Kosovë. Shkurtoi rrugën Ibrahim Rugova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajmi se Bashkia e Tiranës ka vendosur që rruga “Ibrahim Rugova” të shkurtohet duke propozuar që një pjesë e saj të riemërtohet “Dëshmorët e 4 shkurtit”.ka shkaktuar reagime të në dy anët e kufirit.

Ky segment i ri i emërtuar në nder të mbi 80.viltomave të kolaboracionistit Xjafer Deva ndodhet nga Banka e Shqipërisë deri në urën e Lanës.

Reagimet në Tiranë

Fillimisht ka reaguar Jorida Tabaku, e cila tha se është hequr emri i “Ibrahim Rugovës” për tu zëvendësuar me “4 shkurtin”.

“Në 17 shkurt 2012 Tirana inauguroi rrugën Ibrahim Rugova në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial. Qe nder dhe privilegj për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë.” – ka thënë Tabaku.

“Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh.” – ka shkruar ajo mes tjerash.

Reuters për debatin mbi Xhafer Devën: Restaurimi i shtëpisë së bashkëpunëtorit të nazistëve shkakton zemërim

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Flamur Gashi, anëtar i këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, duke e cilësuar këtë veprim si turp.

Ai madje, ka thënë se po vazhdon “urrejtja patologjike” ndaj Kosovës, siç i ka quajtur ai “nga ana e neokomunisteve dhe pinjolleve ideologjik te Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes ne Tiranë”.

I zëshëm për këtë çështje ishte edhe kreu opozitar dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Berisha tha se se ky akt turpi është urrejtje e Ramës e Veliajt ndaj Rugovës e veprës së tij.

“Ky është një akt turp i urrejtjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt ndaj presidentit Rugova dhe veprës së tij dhe Kosovës”, tha fillimisht ai.

“Ky vendim njëlloj si refuzimi i tyre për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova dhe qëndrime tjera armiqësore ndaj Kosovës janë zbatim i urdhërave të dhënë nga Beogradi për vasalët e tij në Tiranë”, pohoi ai.

Reagimet edhe nga Kosova

Deputeti i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se vendimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova” e shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, – shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet me doemos të bashkoj forcat.

“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”, – thotë deputeti opozitar.

Andi Bushati: Rehabilitimi i Xhafer Devës, njollë turpi për qeverinë Kurti

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit. S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik.” – ka shkruar Hamiti.

Për publicistin Nexhmedin Spahiu, ndryshimit e emrit të një pjese të rrugës “Ibrahim Rugova” është poshtërim i figurës së ish-presidentit Rugova.

“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka shkruar Spahiu.

E “çuditërisht” reagim pati edhe nga aktivisti e zyrtari i Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha.

Ai ka shkruar se ky veprim shpreh armiqësine e Erion Veliajt.

“Emri i një rruge shumë dinjitoze e humb emrin e saj Ibrahim Rugova. E kanë përgjysmuar rrugën. Nuk ka asnjë arsye. Kjo është një armiqësi e pashembullt e kryebashkiakut të Tiranës”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Deri tani ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e kryebashkiakut  Erion Veliaj, apo autoriteteve tjera nga Bashkia e Tiranës.

Nacionale.com



7 Comments

  1. Une e kuptoj se Veliaj kete veprim e ka bere jo se ka ndonje nostalgji apo vleresim per propoganden e shemtuar e te manipuluar te historiografise komuniste per 4 shkurtin, gjithashtu as qe i behet vone per historine e figurat e shqiptareve te ish Jugosllavise, por per te mare votat ne zgjedhjet e ardhshme eshte i afte te beje gjithçka. Ky eshte njeriu trendi sot ne Shqiperi bosh mbrenda e pafundesisht lakmitar per para e pushtet.

  2. mos te kishte zgjedhje per 3 muaj sdo kishte fare “Fortunë kritikash për Veliajn në Kosovë. Shkurtoi rrugën Ibrahim Rugova” madje sdo i rruhej njeriu fare qe egziston kjo rruge me emrin e Rugoves

  3. Skandaaaal , Skandaaaaal. Erjon Veliaj perdhos ermin e Rugoves.
    Rama jep doreheqjen. Veliaj jep doreheqjen.
    Edhe sikur ne vrimen e miut te futesh o Veliaj, do te te nxjerrim dhe do te detyroume ta rivendosesh emrin e Rugoves.

    NUK HYME NE ZGJEDHJET LOKALE PA U RIVENDOSUR EMRI I RUGOVES KE AJO RRUGE.

  4. Karrlliqet qe lexova ne kete pacavure te lapsit.

    1) Lufta e klasave eshte rikthyer në 2023! ( Jorida Tabaku)
    2) Ky verprim eshte turp ( Flamur Gashi)
    3) Po vazhdon “urrejtja patologjike” ndaj Kosovës ,nga ana e neokomunisteve dhe pinjolleve ideologjik te Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshes ( Flamur Gashi)
    4) Ky akt turpi është urrejtje e Ramës e Veliajt ndaj Rugovës dhe Kosoves ( Sali Berisha)
    5) ky akt armiqësor ndaj Kosovës eshte zbatim i urdhërave të dhënë nga Beogradi për vasalët e tij në Tiranë” ( Sali Berisha)
    6) Ky vendim shkurton vetem kryeqytetin Shqiptar ( Besian Mustafa) .
    7) Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes ( Hamiti)
    8) “Ky eshte nje poshtërim i figurës së ish-presidentit Rugova.” ( Nexhmedin Spahiu) .
    9) Kjo është një armiqësi e pashembullt e kryebashkiakut të Tiranës ( Elvis Hoxha) .

    Me keto traplliqe mendoni te fitoni vota ju opozikaret ?
    As qyrret nuk do tju hedhin , jo me votat.

  5. La vetem segmentin qe i ka kushtuar nje poezi Bardhyl Londo
    NJE RRUGE NE TIRANE

    Eshte nje rruge ne Tirane-
    shirit i tendosur nen blinj.
    Atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit
    i vetem mund te rri gjer ne agim.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shtrire e gjitha ne dashurine time.
    Sa here marr nje gjethe nga blinjte
    me duket se prek doren e vendlindjes.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    e shtrenjte si nje lirike intime.
    Blinjte atje s’i kane rrenjet ne toke
    po thelle ne dashurine time.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    (do te ishte nje e tille patjeter)
    atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca
    me ngjajne si te njohur te vjeter.

    Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem
    kurre s’e dita c”do te thote vetmi.
    Eshte nje rruge ne Tirane
    qe me ben me teper njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *