• |
ide | kryesore

Getoar Selimi dhe Mc Kresha bashkohen për herë të parë pas 12 vitesh

F1, Paparazzi



Në episodin e djeshëm të emisionit  të “Zemër Luana” ishin të ftuar dy  reperët, Getoar Selimi dhe MC Kresha. Dyshja u bashkuan për herë të parë pas 12 vitesh që nuk kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

Gjatë emisionit, Getoar zbuloi se artistët kishin patur hatërmbetje të kota të fëmijërisë. Mirëpo ai u shpreh se  do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me Kreshën.

“Nuk kemi folur për 12 vjet. Kam pritur një moment. Rrinim shumë bashkë, ditë e natë, nuk ndaheshim, nuk kishte hatërmbetje as xhelozi. Unë kam qenë më i vjetri dhe jam munduar që të ndaj përvojën time. Sot, pas 12 vitesh mund të them që kemi bërë një punë shumë të mirë me këngën e re”- tha Getoari.

Ai gjithashtu iu përgjigj gjatë shfaqjes edhe pyetjes për vajzën e tij; “Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë?”. Për herë të parë artisti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën. ” Në fakt nuk po dua ta bëj shumë dramatike situatën, por në ditën ku ka lind Marget, Xhaxhi Geti ka kuptuar për një sëmundje të vetën. Ka qenë paksa e vështirë për mua. Por në momentin kur e kam marrë Marget në dorë, ku jam futur në sallën e lindjes, për mua edhe pse ka qenë dita që e kam kuptu për sëmundjen, e kam dit që gjithcka do shkoj në rregull./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *