• |
ide | kryesore

I vranē babain dhe xhaxhain, gjendet trupi i 24-vjeçarit që rrëmbye para dy vitesh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, gjendet në Kurbin trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi. Burime bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Matit, Klevis Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në Qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng para 2 vite e gjysmë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *