• |
ide | kryesore

Prishet ashensori në Tiranë, çifti bie nga kati i pestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ashensori



Në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



5 Comments

  1. Edhe ashensoret e ndertuar 100 vjet ma pare nuk bien ne boshllik sepse jane paisur me blokues mekanike, te cilet veprojne imediatisht sapo ashensori peson nje difekt. Kjo tregon, se si ne çdo gje, puna nuk behet siç duhet por vetem vidhet kudo çdo gje dhe nga te gjithe…Ne fund te fundit kjo eshte Shqiperia qe duan!!!

  2. Shteti ka dhene eskluzivitetin kompanise se ahmetaj qe bashke me “partneret nderkombetare”me 2 milione eur beri nje laborator teneqe ..Angazhimi 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *