• |
ide | kryesore

“Ndajmë me ju të njëjtën dhimbje e pikëllim”: Duka mesazh presidentit të FTF Büyükekşi pas tërmetit me mbi 1000 viktima

-Instant, F1, Sport
Büyükekşi



Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një letër solidariteti homologut të tij, Mehmet Büyükekşi, pas tërmetit shkatërrimtar që preku këtë të hënë Turqinë jugore. Presidenti Duka shprehet i prekur nga ky tërmet dhe shpreson në një rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet. Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Turqinë dhe Sirinë orët e para të mëngjesit me numrin e viktimave që rritet me shpejtësi. Deri tani janë më shumë se 1350 të vdekur. Epiqendra e tërmetit shkatërrimtar ka qenë në Turqinë meridionale, në afërsi të kufirit me Sirinë. Qindra banesa janë shembur, ndërsa ka nisur puna në rrënoja, në kërkim të të mbijetuarve.

Lexo më tej: Mbi 900 të vdekur nga tërmeti, Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

LETRA E PRESIDENTIT TË FSHF-së DUKA

I dashur President,
I dashur Mehmet Büyükekşi,

Mësova me dhimbje të madhe mbi tërmetin tronditës në Turqinë e Jugut mëngjesin e sotëm.

Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë familjes së madhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera e më të sinqerta në këtë moment të dhimbshëm për njerzit dhe vendin tuaj.

Për fatin tonë të keq, të gjithë ne jetojmë në një zonë shumë të rrezikuar nga fatkeqësi të mëdha natyrore. E ndajmë me ju të njëjtën dhimbje e pikëllim për njerwzit që janë prekur nga kjo situatë tragjike.

Ne lutemi për ju dhe shpresojmë shumë për një rimëkëmbje të shpejtë e rikthim në normalitet.

Me keqardhjen tonë më të thellë,

Armand Duka



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *